Padia e Tahirit ndaj Palokës për shpifje: Pajtimi i mundur nëse kërkon falje publike

443
Shtyhet sërish gjykimi i padisë për shpifje së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ndaj Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka, në Gjykatën e Lartë, shkak për të cilën është bërë mungesa e këtij të fundit.
Mësohet se sot të dy politikanët do i nënshtroheshin një seance pajtimi në Gjykatën e Lartë, por mungesa e Palokës ka bërë që edhe ajo të shtyhet. Ministri Saimir Tahiri ka deklaruar se pajtimi do ishte i mundur vetëm nëse deputeti i djathtë do t’i kërkonte falje publike.
Seancën e kaluar Tahiri i bëri thirrje Palokës të vijë në gjyq, ndërkohë që tha se është detyrë për të dhe çdo politikan të japë kontribut për drejtësinë, që ajo të funksionojë.
Sigal