Pacientët, të detyruar t’i drejtohen farmacive private

    565
    Tetanozi – një sëmundje infektuese akute nga grupi i infeksioneve anaerobe. është i ekspozuar ndaj kafshëve dhe të njerëzve. Ajo është e karakterizuar nga dëmtimit të sistemit nervor, në formën e konfiskimeve përgjithësuar, e muskujve të skeletit, zhvillim i mundshëm i asfiksisë, shpejtësinë e rrjedhës klinike. Vdekshmëria pa asistencë mjekësore arrin 90%. Që në moshën 1 vjeç, fëmijët bëjnë vaksinën kundër tetanozit, por është e detyrueshme që kjo vaksinë të ripërsëritet.
    Problematikat e shumta që janë hasur në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, nuk kanë qenë të pakta, duke filluar që nga kushtet më minimale, si ajo e pastërtisë, mungesa e pajisjeve për ngrohje/ftohje, apo dhe mungesa e aparateve të ndryshme për kryerjen e analizave, si ajo e kolonoskopisë, për diagnostikimin e kancerit të zorrës së trashë e denoncuar ditë më parë nga Gazeta “Telegraf”, apo dhe problematika të tjera me të cilat hasen çdo ditë pacientët në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Denoncimi i radhës ka të bëjë me mungesën vaksinës së tetanozit pranë kësaj qendre, e cila është bërë një problem për një periudhë prej dy muajsh për pacientët, të cilët shprehen të indinjuar për shkak të novojitjes së kësaj vaksine me shtimin të rasteve të personave në periudhën e verës. Kjo vaksinë mungon në këtë qendër spitalore që në muajin qershor dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për sigurimin e kësaj vaksine për pacientët edhe pse ata kanë dy muaj që sorollaten korridoreve të Spitalit Infektiv.

    Pacientët të detyruar ta blejnë vetë vaksinën e tetanozit në farmaci private
    Mungesa e kësaj vaksine pranë Spitalit Infektiv, ka detyruar pacientët që kanë nevojë për këtë vaksinë të drejtohen pranë farmacive private, të cilat nuk janë të pakta rreth kësaj qendre spitalore për ta blerë vetë këtë vaksinë dhe më pas të drejtohen në ambulancat e lagjeve për ta bërë këtë vaksinë. Kur mjekët e dinë fare mirë që serumet specifike për këtë problem në farmaci kushtojnë nga 1800 lekë të reja, deri në 6000 mijë lekë, çmim ky i cili duhet të paguhet në dorë nga ana e pacientëve. Pavarësisht këtij çmimi, problemi tjetër është se ka raste që edhe në këto farmaci mungon kjo vaksinë për shkak të numrit të madh të pacientëve që paraqiten çdo ditë kjo sepse mjekët pranë Infektivit ju thonë të shkojnë në këto farmaci private, duke u shpjeguar pacientëve se kjo vaksinë nuk mund të sigurohet pranë QSUT-së edhe pse kërkesa është tepër e madhe dhe se kanë bërë kërkesë pranë Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim sa më të shpejtë. Siç dihet vaksina kundër tetanozit sugjerohet nga mjekët që të bëhet gjashtë orë nga dëmtimi dhe jo më vonë se 24 orë, kjo sepse me kalimin e orëve pasojat mund të jenë të rënda. Mungesa e kësaj vaksine është ngritur si problem kohë më parë, kjo sepse mungesë të kësaj vaksine për një kohë të gjatë ka pasur edhe në qendra të tjera spitalore si ajo e Durrësit, Sarandës, Vlorës, Tiranës etj. Edhe në këto qendra spitalore funkjononte me të njëjtën metodë, ajo e blerjes së kësaj vaksine nga pacientët në farmaci private, këta të fundit të autorizuar nga mjekët e qendrave spitalore përkatëse. 

    Ministri Beqja është në dijeni të problemit, por nuk vepron
    Vetë ministri Beqja ka qenë në dijeni të këtij problemi, ka qenë në dijeni të plotë për mungesën e kësaj vaksine prej disa muajsh në shumë qendra spitalore, por nuk ka bërë asnjë lëvizje për të pajisur qendrat spitalore dhe Spitalin Infektiv me vaksinën e tetanozit. Në lidhje me problematikë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka bërë një prononcim rreth dy muaj më parë, duke premtuar zgjidhjen e këtij problemi, por deri më tani asnjë masë nuk është marrë, duke lënë pacientët të vërdallisen korridoreve të spitaleve dhe më pas të drejtohen nga mjekët drejt farmacive private. Edhe pse ministri Beqja ka premtuar zgjidhje të këtij problemi, sot pas dy muajsh nga deklarata e tij asgjë nuk është bërë. Ministri Beqja justifikohet, duke thënë se furnizimi i vaksinës është bërë, por problemi sipas tij qëndron në shpërndarjen e kësaj vaksine nga farmacitë. Kjo tregon qartë se si vetë ministri nuk e bën furnizimin e këtyre qendrave spitalore me këtë vaksinë, medikamente të tjera, por edhe me pajisje të ndryshme, vetëm e vetëm që pacientët të drejtohen drejt farmacive dhe klinikave private. Kjo tregon lidhjen e padiskutueshme që ky ministër shëndetësie ka me uzurpatorët privatë rreth e qark QSUT-së dhe qendrave spitalore të rretheve. 
    Sigal