OSSHEE: Moti i keq probleme me furnizimin me energjinë. Brigadat në punë

    386
    Shoqëria OSHEE sh.a shprehet se është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithe konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike të 10 Drejtorive Rajonale dhe shpalli gjendjen e gadishmërisë për emergjencat civile si pasojë e motit të keq.
    Në këto kushte, OSHEE ngriti Shtabin Qëndror të Gadishmërisë, për garantimin e furnizimit me energji elektrike, zgjidhjen e situatave me difekt, avari në të gjithë vendin.
    Në të gjithe territorin janë ngritur grupet e gadishmërisë për lokalizimin e defekteve në rrjetin shpërndarës Tension i Lartë (TL)/Tension i Mesëm (TM)/Tension i Ulët (TU) që furnizojnë:
    • Spitalet,
    • Hidrovoret,
    • Objektet e rëndësisë së veçantë administrative, etj,
    • Të gjithe konsumatoret
    Dhe likujdimin e avarive të mundshme në rrjetin elektrik shpërndares të OSHEE.
    Fiderat që furnizojne hidrovoret, spitalet, objekte të rëndësishme administrative, janë fidera të një rëndësie të veçantë dhe nga ana jonë janë marrë masa me vendosjen e grupeve të gadishmerisë dhe personelit perforcues pranë tyre apo furnizimit alternativ me dy drejtime.
    Gjate ditës së sotme, për shkak të motit të keq me reshje dhe shkarkimeve atmosferike ka patur defekte në këto rajone: Shkoder, Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Kukës, Gjirokastër, Burrel.
    Deri në orën 7 të mëngjesit, ishin të dëmtuar 180 fidra (linja/shtylla), ndërsa më kalimin e kohës dhe marrjes së masave gjatë gjithë natës, e deri në orën 11 të paraditës së sotme, kemi 115 fidra jashtë pune.
    Sakaq OSHEE po punon maksimalisht, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.

    Falë punës së deritanishme janë eleminuar këto defekte:
    1. N/stacioni Shijak u riparua L30-11, mori energji N/stacioni Manze
    Zonat që ishin pa energji në rajonin Durres: Zona Manzë, Kthesa e Ariut-Kulle, Rrushkull, Jubë, Hamallë, Shkafane, Ishëm, Kepi Rodonit, Gjiri Lalzit (pjesërisht), Bilalaj dhe Radë.
    2. N/stacioni Libofshe u riparuan zbarrat 10 kv dhe u vendosen në punë, morën tension fidrat 10 kv të këtij N/stacioni.
    Zonat që ishin pa energji në rajonin Lushnje: Ish-komuna Libofshë
    3. N/stacioni Radio u vendosen në punë TR1 dhe TR2, pas largimit të ujit dhe morën tension fidrat 10 kv të këtij N/stacioni
    Zonat pa pa energji ne rajonin Elbasan ishin: Komunat Mollas, Tregan, Klos, Pallatet e Kinezëve.
    4. Linja L30-22 Bistrica2- Saranda 35 u riparua dhe u vendos në punë, duke i dhënë tension N/stacionet – Saranda 35, dhe Bunec.
    Zonat pa energji në rajonin Sarandë ishin: Komunat Ksamil (pjesërisht), Lukovë, si dhe fshatrat Borsh –Piqeras-Sasaj-Bunec-Shën – Vasi
    5. Linja L30-51/2 Libofshe- Karavasta u riparua dhe mori tension N/stacioni Karavasta.
    Zonat pa energji në rajonin Lushnje ishin: Komunat Remas dhe Hidrovori
    6. N/stacionit Gorican iu vendos në punë Transformatori i fuqisë 3.2 MVA 35/6kv, rreth orës 11:25’ pasi u plotësua me vaj.
    Zonat që ishin pa energji në rajonin Berat: Komuna Kutalli
    7. N/stacionit Kuçovë iu vendos në punë Transformatori i fuqisë 20 MVA 110/35/10kv. Nuk kishte zona pa anergji!
    Konkretisht, në lidhje me defektet:
    Rreth orës 2 të natës, u dëmtua transformatori i nënstacionit Karbit, që furnizon një pjesë të kryeqytetit. Po punohet për ta zëvendësuar, ndërsa sakaq janë pa energji zonat:
    Rr Siri Kodra (pjesërisht), Rr Dibrës pjeserisht, Rr 5 Maji (pjesërisht), Zona e Babrrusë,
    Rr 4 Deshmoret, Rr Thanas Ziko, Rr Bardhyl (pjeserisht).
    Është stakuar N/stacioni Gorican për shkak të dëmtimit të transformatorit, brigade po punon për plotësimin e nevojës material
    Linja 30-71 Kafaraj – Mifol është stakuar për shkak të lidhjes së shkurtër, po ashtu edhe linja L30-34 Kafaraj – Povelce,
    Te N/stacioni Fier 220kv- Kafaraj, është stakuar Linja 30-17 për shkak të dëmtimit të shtyllës. Zonat e mbetura pa energji: N/stacionet Kafaraj pjesërisht, Mifol.
    N/stacioni Plasmas stakuar linja L30-53/1 me tokë, zonat e mbetura pa energji: N/stacioni Mertish
    N/stacioni Skelë është stakuar Transformatori i fuqisë për shkak të përmbytjes së teritorit të n/stacionit.
    Në N/stacionin Jagodine si rezultat i kohës së keqe, u stakua Transformatori i fuqisë, duke nxjerrë disa fidra jashtë pune.
    Brigadat e OSHEE janë në gadishmëri për të normalizuar sa më shpejt furnizimin me energji elektrike të popullatës!
    Sigal