OSHEE ndërpret dritat e të… verbërve!

    406
    Sigal

    Një lajm i ardhur nga zyrat qendrore të OSHEE (CEZ), siç vazhdojnë ta quajnë shqiptarët për vet tmerrin që u ka krijuar prej 6 vitesh me faturat aforfe, faturat gjoba qesim me çmime të larta dhe shpërfilljen ndaj ankesave, na konfirmoi se ky shërbim, në zbatim të urdhrit të qeverisë për të ndëshkuar e shkëputur lidhjet e paligjshme dhe energjinë për abonentët që nuk paguajnë faturat, ka çuar aksionin e ndërprerjes së energjisë edhe tek zyrat e shoqatave të të verbërve në disa qytete, rrethe e qarqe të vendit. Sipas lajmit nga kupola e OSHEE, të verbrit e mbetur pa dritë elektrike, nuk kanë paguar energjinë mbasi ua njeh ligji të drejtën, të mos bëhen pjesë e pagesës së energjisë elektrike për zyrat, ku kryejnë aktivitet. Por OSHEE me sa duket, në vijim të “hallit” financiar për të mbushur arkën ka shpërfillur ligjin, ndoshta siç duket për të “shpëtuar” e dalë “dalë nga kriza” ku e ka zhytur veten prej korrupsionit 22 -vjeçar, duke u hequr dritat e zyrave të të verbërve. OSHEE, që prej 10 ditësh edhe pse e ndalon ligji është vërsulur “verbërisht” me pinca në duar edhe mbi zyrat e shoqatave, duke i lënë të verbrit pa drita. Janë 23 zyra shoqate të verbërish në Shkodër, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Korçë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fier, Berat, Lushnjë, Dibër, të cilave OSHEE u ka hequr “telin” e energjisë elektrike.

     P. H