OSBE e shqetësuar për romët në Selitë: Tjetër shembull i dëbimeve

    331
    Sigal

    Gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të zhvilluar sot në institucionin e Avokatit të Popullit lidhur me situatën e banesave në Selitë, Uilton u shpreh se, situata në Selitë është një tjetër shembull i mënyrës së dëbimeve problematike që prekin komunitete të ndryshme në Shqipëri.. Ligji shqiptar ka procedura të qarta që duhen ndjekur për të verifikuar pronësinë dhe për të bërë të mundur një dëbim nëse është me vend. Ndaj zv.ambasadori theksoi se mos-ndjekja e procedurave përbën shkelje të legjislacionit shqiptar, e si pasojë dobëson sundimin e ligjit. Ualton theksoi gjithashtu se, në Shqipëri ende mungon një përpjekje angazhuese dhe gjithëpërfshirëse për të menaxhuar dëbimet. Dy ditë më parë, Avokati i popullit shprehu shqetësim për komunitetin rom në Selitë, të cilët po dëbohen prej andej për shkak të një projekti, duke kërkuar që zbatimi i tij të pezullohet derisa shteti ti gjejë strehim. “Situata në Selitë është një tjetër shembull i mënyrës së dëbimeve problematike që prekin komunitete të ndryshme në Shqipëri. Ligji shqiptar ka procedura të qarta që duhen ndjekur për të verifikuar pronësinë dhe për të bërë të mundur një dëbim nëse është me vend. Mosndjekja e këtyre procedurave përbën shkelje si të legjislacionit shqiptar, ashtu edhe të standardeve ndërkombëtare. Kjo ka një ndikim negativ mbi sigurinë e një komuniteti më të gjerë dhe dobëson sundimin e ligjit në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, është e qartë se Shqipërisë ende i mungon një përpjekje afatgjatë, angazhuese dhe gjithëpërfshirëse për të menaxhuar dëbimet dhe problemet me mirëqenien që vijnë si pasojë e tyre. Në një përpjekje të tillë duhet të marrin pjesë si institucionet kombëtare ashtu edhe ato lokale, duke përfshirë edhe ato që janë përgjegjëse për sigurinë, drejtësinë, strehimin, arsimin dhe mirëqenien. Avokati i Popullit ka shkruar në mënyrë të qartë dhe të mençur për këtë çështje. Ai e ka përmbushur rolin e tij për të folur në emër të qytetarëve shqiptarë dhe për legjislacionin shqiptar. Institucionet e Shqipërisë duhet t’i shqyrtojnë siç duhet rekomandimet e tij, me të njëjtin respekt për legjislacionin dhe për qytetarët. Nëse institucionet e Shqipërisë janë të angazhuara për ta adresuar këtë çështje në mënyrë të sinqertë, gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar për sigurinë dhe të mirën afatgjatë të qytetarëve, Prezenca e OSBE-së është e gatshme që të ofrojë të gjithë mbështetjen dhe asistencën”.