Opozita “braktis” edhe komisionet parlamentare

543
Protesta para Kryeministrisë ka bërë që opozita të bojkotojë jo vetëm Kuvendin, por edhe komisionet parlamentare.
Kështu, mbledhja e parashikuar sot për Komisionin Hetimor për aferën CEZ, e drejtuar nga deputeti i PD, Edmond Spaho, është analuar.
Opozita ka vendosur që nuk do t’i kthehet jetës normale parlamentare derisa të përmbyshen kushtet e saj për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Sigal