Olimpiada e Londrës dhe Vangjel Zhapaj

1364
Sigal

Lojërat e para Olimpike moderne, u organizuan dhe sponsorizuan nga shqiptari i madh, Vangjel Zhapaj nga Labova e Madhe

Londra organizon një Olimpiadë për të tretën here si askush tjetër dhe gjykoj se me shumë meritë për faktin se Mbretëria e Bashkuar ka meritën kryesore sa kulturore, sportive, shtet formuese dhe në shumë gjëra është avangarde. Në olimpiadën e pare të zhvilluar në Londër në vitin 1908 do të mbahet mend se aty nuk mori pjesë Italia për arsye se në vitin 1906 shpërtheu Vullkani i Vezuvit dhe tragjedia i shokoj italianët. Olimpiada e dytë u zhvillua në Londër në vitin 1948 edhe përse pas luftës së Dytë Botërore, ku Anglia, Franca, SHBA dhe Rusia, por edhe Shqipëria ishin me vendet fituese, aty u shënua rekordi më negative sportive në historinë e sportit për Mbretërinë e Bashkuar, sepse Anglia nuk mori asnjë medalje. Olimpiada e tretë e organizuar në Londër do të jetë triumf sportiv, por ekipi anglez pretendon të marrë 30 medalje jo pak, por kjo do të jetë Olimpiada e sfidë ndaj terrorizmit, krizës ekonomike botërore dhe ngrohjes globale, problematikë që vetëm një veprimtari si Olimpiada mund t’i bëjë të harrohen.

O sa mirë me kenë Shqiptar!

Dhe kur them se Londra e meriton këtë Olimpiadë, e lidh edhe me faktin se është merita shqiptare e Vangjel Zhapës që na bën të ndihemi krenar, dhe ja sepse: Në vitin 1985 Dr.VV.P. Broeks, një nga përkrahësit më të mëdhenj dhe pasuesi direkt i themeluesit të lojërave Olimpike moderne, Vangjel Zhapës, si dhe një urë lidhëse midis Zhapës dhe Kubertenit (padrejtësisht i quajtur si themelues i këtyre lojërave, sepse realisht është Vangjel ZHapa), pra Broeks jetonte në Much VVenlock një province në veri të Britanisë së Madhe, fillon të nxisë fermerët dhe punëtorët në aktivitet fizik me idenë se sporti do të bënte përmirësimin e cilësive fizike nëpërmjet aktivitetit fizik. Këto veprimtari u quajtën Olimpiada e Broeksit. Dhe më vonë në 1896 u zhvilluan Lojërat e para Olimpike moderne, të quajtura si “Rilindja e Lojërave Olimpike”, për fatin tonë të madh këto lojëra u organizuan dhe sponsorizuan nga shqiptari i madh, Vangjel Zhapaj nga Labova e Madhe. Shpesh ka deklaruar dhe këmbëngulte historiani më i shquar i lojërave Olimpike, Dr. Jang, se kjo datë duhet të njihet si data e fillimit të lojërave moderne olimpike. Dr.Jang ka thënë: “E kundërshtoj ashpër Kubertenin për zanafillën e lojë rave olimpike,  Ylli i kometës Olimpike është Vangjel Zhapaj, vazhdimi i tyre është Broeks dhe bishti Kuberteni. Pra duam ne apo nuk duam fillesa e lojë rave olimpike është rreth 37 vjet më pare se ato të Athinës, ishte ky fakt që 100 vjetori nuk u festua në Atlanta. U ndala gjatë këtu sepse ëndrra ime për të shkuar në Londër lidhej totalisht me këtë fakt, me kontributin e Vangjel Zhaës, është një adrenalin që më ka mbajtur gjallë dashurinë për olimpiadat. Kjo ka qenë edhe një spunto nga bisedat e pafundme me Prof.Dr. LLuka Heqimin, se përse në shqiptarë t nuk ngremë zërin për të thënë të vërtetën se themeluesi i lojërave Olimpike është Vangjel Zhapaj. Shpesh here harrojmë mitet tanë duke kërkuar të huazojmë të tjerë, por për ata që nuk e dine mjafton të lexojnë këtë biografi të shkurtuar për Vangjel ZHapën marrë nga fjalori Enciklopedik Shqiptar.

Vangjel Zhapa

Vangjel Zhapa ka lindur më 23 gusht të vitit 1800 në fshatin Labovë të Madhe ose siç njihet ndryshe Labova e Zhapës në rrethin e Gjirokastrës. Sipas të dhënave të ndryshme të biografëve që janë marrë me figurën e Vangjel Zhapës, bëhet e ditur se ai që në moshë fare të re shkonte si bari me bagëtitë e familjes tij. Që në atë kohë, teksa kulloste tufën e deleve në shpatet e maleve në afërsi të fshatit tij, ai shfaqte interes për bimët mjekësore, të cilat i mblidhte dhe i kultivonte në shtëpinë e tij. Kur nuk ishte më shumë se 13 vjeç, ai u nda nga familja dhe u largua nga fshati e shkoi në Janinë, ku u takua me bashkëfshatarin tjetër, labovitin Vangjel Meksi, i cili njihej si mjek popullor në të gjithë Vilajetin e Janinës. (1800-1865). Mirëbërës, përkrahës i zhvillimit të kulturës, një  ndër nismëtarët e përtëritjes së traditës së lojërave olimpike të lashtësisë. Lindi në Labovën e Madhe (Gjirokastër), e cila njihet edhe si Labova e Zhapës për nder të tij. Mbaroi gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe shërbeu disa vjet në ushtrinë e Ali Pashë Tepelenës. Mori pjesë në Kryengritjen fitimtare greke, u bë i njohur si luftëtar (i plagosur pesë herë) dhe mik i ngushtë me Marko Bofarin. U dekorua nga mbreti Otton i Greqisë me “Medaljen e Argjendte”. Në vitin 1831 emigroi në Rumani, ku zhvilloi veprimtari të suksesshme ekonomike, u bë pronar i një fermë në Brosten afër Bukureshtit dhe aksioner. Nga mesi i vitit ’30 studioi për agronomi në Paris dhe zbatoi praktika e metoda moderne në fermën e tij. Vangjel Zhapaj dhuroi mjete financiare për Akademinë e Shkencave të Rumanisë, Universitetin e Bukureshtit dhe teatrin “Ateneu Roman”. Dha ndihme financiare për botimin e “Evetarit” (1844 të Naum Veqilharxhit) dhe të gazetë s “Pellazgos” (1860-1861). Ndihmoi për çeljen e shkollave në qytetet e fshatrat e Shqipërisë  së  jugut, duke përkrahur mësimin e gjuhës shqipe në to (si në Tepelenë, Gjirokastër, Përmet dhe në shkollën e fshatit të tij), krahas greqishtes, që ishte gjuha e mësimit. Ndihmoi financiarisht për ngritjen e punishteve, për ndërtimin e ujësjellësve, të rrugëve, të objekteve të kultit (kisha, manastire si dhe ndonjë objekt i kultit islam) në qytete e fshatra të Shqipërisë së Jugut. Dha bursa të përvitshme për nxënësit shqiptarë për të ndjekur studimet në shkolla të mesme. V.Zh. ka hyrë në historinë e olimpizmit si ideator i përtëritjes në Greqi të lojë rave olimpike të lashtësisë. Ishte nismëtar i organizimit dhe financues i lojërave të para olimpike kombëtare greke në Athinë në vitin 1859. Me mjetet e tij u sponsorizuan edhe lojëra të mëvonshme (1870, 1875, 1889). Pjesën më të madhe të pasuese e caktoi me testament për ngritjen e objekteve olimpike, ndër, të cilat edhe pallati i olimpizmit “Zappeion” në Athinë, që u përurua me 1888 dhe u përdor për Lojërat e Para Olimpike moderne të vitit 1896 (sot qendër konferencash dhe ekspozitash). Vdiq në fermën e Brostenit në rrethinat e Bukureshtit. Më  vonë  eshtrat e trupit të tij u vendosën në fshatin e lindjes, ndërsa eshtrat e kokës në pallatin “Zappeion”. Me vendim të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Lojërat Olimpike Rinore të Shqipërisë, që filluan në vitin 2003, morën emrin e tij, por që  tashmë  janë harruar, sepse ai nuk është në shijen e dikujt. Në vitin 2004 regjisorja Donika Muçi xhiroi filmin “Njeriu që kapërceu shekujt”, kushtuar Vangjel Zhapës së  madh. Pra Olimpiada e Londrës na jep mundësinë të flasim njëherë edhe për eksesin shqiptar dhe besoj Vangjel Zhapa është personi që shpesh mungon sepse e kemi harruar, përse nuk ndodhet ai në midis atyre pak miteve të kombit tonë?

Nga Londra: Xhevdet ZEKAJ

 Dyshja e ëndrrave Bekham- Muhamed Ali

Janë dy prej sportistëve më popullorë të brezave të tyre. Legjenda e boksit, 70-vjeçari Muhamed Ali dhe ylli anglez i futbollit Devid Bekham janë bashkuar për të prezantuar një çmim të ri prestigjoz. Së bashku ata kanë prezantuar në Londër edicionin e parë të çmimit “Brezi Ali përtej Sportit”. Çmimi simbolik që i jepet të rinjve të cilët kanë shërbyer si frymëzim nëpërmjet sportit, i është dorëzuar refugjatit nga Afganistani, Matiullah Haidar. 19-vjeçari ka humbur pjesën më të madhe të familjarëve gjatë konflikteve në Afganistan, ndërsa tashmë ai punon si trajner sporti, por edhe si përkthyes për refugjatët e tjerë afganë. 37-vjeçari Bekham deklaroi se për të ishte një nder që qëndroi përkrah Muhamed Ali, një prej njerëzve që ka shërbyer si frymëzim në historinë e sportit, duke e cilësuar legjendën e boksit si një “ikonë globale e që ka ndikuar në jetën e shumë njerëzve”. Kjo ishte shfaqja e parë publike e Muhamed Ali në prag të ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike “Londër 2012”. 70-vjeçari pritet të ketë një rol të vogël në ceremoninë që do të zhvillohet në mbrëmjen e së premtes, ashtu si edhe Bekham. Ali vuan prej 26 vjetësh nga sëmundja e Parkinsonit, megjithatë ai vazhdon të mbetet aktiv në jetën publike, duke mos preferuar të qëndrojë I tërhequr pavarësisht gjendjes jo të mirë. Në anën tjetër, pasi u la jashtë ekipit britanik të futbollit, mesfushorit të Los Anxhelos Galaksi iu kërkua nga Lordi Koe që të përfshihej në ceremoninë e hapjes të Lojërave Olimpike.