Odise Roshi, “non grata” te FSV Frankfurti

534
Sigal

Klubi gjerman i Bundesligës 2 e konsideron mesfushorin e Kombëtares kuqezi si një dështim

FSV Frankfurti nxjerr në shitje Odise Roshin. Mesfushori shqiptar konsiderohet një dështim në klubin ku militon edhe sulmuesi Edmond Kapllani (aktualisht i pezulluar me katër javë). Lajmi i largimit të pritshëm të Odise Roshit u dha nga gazeta e madhe gjermane “Bild”. FSV Frankfurti po përjeton një krizë rezultatesh, dhe pas një fillimi të mirë, tani ndodhet në zonën e rënies në Ligën 3, kategoria e tretë në Gjermani. Trajnerit Beno Mëhleman i është dhënë ultimatumi nga drejtuesit, deh ai mendon se largimi i disa lojtarëve jo cilësore dhe afrimi i futbollistëve të tjerë me përvojë është zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza. Pikërisht, trajneri Mëhlman ka venë gishtin tek Odise Roshi, prej të cilit ai është shprehur publikisht se nuk është i kënaqur. Madje pak ditë më parë në drejtim të Roshit, drejtori sportiv i Frankfurtit deklaroi se “Roshi mbetet një mister”. Në fakt, mesfushori i Kombëtare është shumë i shpejtë në stërvitje, ku dhe tregon vlerat e tij, por sa herë që fieraku është futur në lojë është treguar i ngathët dhe s’ka treguar asnjë vlerë. Roshi mbërriti në Gjermani në vitin 2011, ku luajti për një sezon me Këlnin, përpara se të huazohej për sezonin 2012-2013 te FSV Frankfurti, me të cilin ripërtëriti kontratën. Këtë sezon, Odise Roshi është aktivizuar në përgjithësi si zëvendësues në 13 ndeshje (vetëm 3 si titullar), por që në total bëjnë vetëm 297 minuta lojë. Nga ana tjetër, statistikat e sulmuesit Edmond Kapllani janë shumë të kënaqshme: 15 ndeshje (1047 minuta në total), duke realizuar 7 gola, duke qenë kështu golashënuesi më i mirë i skuadrës.

   Gjorgjeviç: “Shqipëria është parajsë për serbët”

 Ish-zëvendëspresidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Dragan Gjorgjeviç, e konsideron Shqipërinë se “është një parajsë për serbët”. Gjatë një interviste të dhënë për gazetën beogradase “Kurir”, Gjorgjeviç tha se ai kishte punuar për rreth gjashtë muaj si drejtor i Tërbunit të Pukës, në kohën kur ishte predident klubi, Arben Frroku. Përkundër pritjes shumë të mirë, Gjorgjeviç, së bashku me katër futbollist serbë është dashur të kthehet, pas problemeve me drejtësinë greke që ka pasur presidenti i këtij klubi. “Ishte fenomenale të punosh në Shqipëri, edhe pse tek ne ende ka paragjykime ndaj atij vendi. Duke e parë në aspektin e futbollit, Shqipëria po ecën përpara dhe nuk duhet të befasohemi nëse për ndonjë vit të jenë para nesh në nivelin e klubeve dhe të kombëtares. Investojnë vazhdimisht në stadiume, në klube dhe kjo dëshmohet me rritjen e kualitetit”, tha Gjorgjeviq për gazetën beogradase, “Kurir”. Si është jeta në Shqipëri? “Puka është një vend i vogël në veri të Shqipërisë, afër liqenit të Shkodrës. Megjithatë aty kemi luajtur vetëm ndeshjes si ekip organizator, ndërsa kemi jetuar dhe ushtruar në qendrën tonë sportive në Tiranë. Kryeqyteti është vërtetë i bukur për jetë, ndërsa pagat janë të ngjashme me tonat në Serbi”, tha Gjorgjeviç.

 Kukësi, frikë nga heqja e pikëve

 Ngjarjet e dhunshme në fund të ndeshjes Kukësi–Skënderbeu 1-1 pritet të ketë pasoja të rëndë për klubin verilindor, që tashmë duhet të vuajë sjelljen brutale të disa personave të papërgjegjshëm. Te nënkampionët e Shqipërisë u frikësohen madje edhe heqjes së pikëve nga renditja, përveçse dënimit të fushës, çka do të kompromentonte seriozisht objektivat sezonalë të skuadrës. Kapiteni Rrahman Hallaçi tha për mediat se, të paktën asnjë zyrtar i ndeshjes nuk u godit, ndaj nuk duhet penalizuar skuadra e Kukësit, që zhvilloi një takim “fair-play” me Skënderbeun, për shkak të sjelljes së disa personave të papërgjegjshëm. Hallaçi kërkon masa më të rrepta për personat që tentojnë të zbresin nga tribuna për t’u futur në fushën e lojës.

Të mërkurën pritet që Komisioni i Disiplinës të marrë masat ndëshkimore përkatëse për ngjarjet e “Zeqir Ymerit”, që pa dyshim do t’i vuajë skuadra e Kukësit, edhe pse futbollistët u sollën si profesionistë në fushën e blertë.

 Sot dhe nesër do të priten biletat e fundit, për në “raundin e vdekjes”

 Liga e Kampioneve, akti i fundit në grupe

 Liga e Kampionëve luan sot dhe nesër ndeshjet e ditës së gjashtë dhe të fundit, ku pas tyre do të përcaktohen përfundimisht 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin në fazën e 1/8, si dhe tetë vendet e treta që do të luajnë në Ligën e Europës.

NDESHJET

Mançester Junaited- Sh. Donetsk

Real Sociedad- Bajer Leverkusen

Grupi A

Mançester Junaited   5    11

Shakhtar Donetsk           5    8

Bajer 04 Leverkusen  5    7

Real Sociedad        5    1

Grupi B

Kopenhagen- Real Madrid

Gallatasaraj- Juventus

Real Madrid          5    13

Juventus             5    6

Gallatasaraj         5    4

Kopenhagen           5    4

Grupi C

Benfika-Paris Saint-Germain

Olympiakos- Anderleht

Paris Saint-Germain  5    13

Olympiakos           5    7

Benfika              5    7

Anderleht            5    1

Grupi D

Bajern Mynih-Mançester Siti

Viktoria Plzen- CSKA Moskë

Bajern Mynih         5    15

Mançester Siti       5    12

CSKA Moskë           5    3

Viktoria Plzen       5    0

Grupi E

Çelsi- Steaua Bukuresht

Schalke 04-Bazel

Çelsi                5    9

Bazel                5    8

Schalke 04           5    7

Steaua Bukuresht           5    3

Grupi F

Napoli-Borussia Dortmund

Olimpik Marsejë- Arsenal

Arsenal              5    12

Borussia Dortmund    5    9

Napoli               5    9

Olimpik Marsejë      5    0

Grupi G

Atletiko Madrid-Porto

Austria Vjenë-Zenit

Atletiko Madrid      5    13

Zenit                5    6

Porto                5    5

Austria Vjenë        5    2

Grupi H

Milan-Ajaks

Barcelona-Sëlltik

Barcelona            5    10

Milan                5    8

Ajaks                5    7

Sëlltik              5    3

Ronaldo, Mesi e Riberi, finalistët e “Topit të Artë”

 FIFA dhe revista “France Football” zbuluan tre lojtarët që do të luftojnë për të fituar “Topin e Artë 2013”. Bëhët fjalë për Kristiano Ronaldon (sulmuesin portugez të Realit të Madridit); Lionel Mesin (sulmuesin argjentinas të Barcelonës) dhe Frenk Riberi (mesfushorin francez të Bajernit të Munihut). Ceremonia e dhënies së “Topit të Artë” do të zhvillohet, më 13 janar 2014 në Cyrih të Zvicrës.

MESI

Në moshën 26 vjeç, Lionel Mesi tashmë ka hyrë në historinë e “Topit të Artë’. I vetmi lojtar që e ka fituar trofeun katër herë, për më tepër rresht, argjentinasi kërkon të fitojë trofeun e pestë. Gjatë vitit 2013 ai shënoi 42 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Shënoi më i mirë i kampionatit spanjoll 2012-2013, ai numëron 46 realizime, duke fituar edhe “Këpucën e Artë” të Europës. Kampion në Spanjë dhe fitues i Superkupës së Spanjës, argjentinasi synon ta fitojë sërish “Topin e Artë”.

RONALDO

Kristiano Ronaldo dhe “Topi i Artë” është një histori e gjatë, e komplikuar. Nëse ka e fituar trofeun në vitin 2008, sulmuesi i Realit të Madridit ka përfunduar katër herë në vendin e dytë, një rekord në këtë kriter. Ai mbeti nën hijen e Kakasë në vitin 2007, por gjithashtu edhe nën hijen e Lionel Mesit në vitin 2009, 2011 dhe 2012. “CR7” nuk e ka konfirmuar praninë e tij në ceremoni. Portugezi dëshiron të shënojë, gjithmonë e më shumë. Autor i 62 golave në vitin 2012, ai ka shënuar 67 gola gjatë këtij viti në të gjitha kompeticionet: 37 në kampionat, 14 në Ligën e Kampioneve, 6 në Kupën e Mbretit dhe 10 me Portugalinë, dhe të gjithë këto në vetëm 56 ndeshje.

RIBERI

Frenk Riberi fitoi me Bajernin e Munihut këtë vit Ligën e Kampioneve, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Europës, ndërkohë që skuadra gjermane do të jetë pjesë edhe në finalet e Botërorit të Klubeve. Për francezin 30-vjeçar ky është viti i duhur, për të fituar “Topin e artë”. Riberi ka fituar pjekurinë si lojtar, por dhe tashmë është edhe shumë i dashur si në Gjermani, ashtu dhe në Francë. Ai ka shënuar 22 gola në 51 ndeshje me klubin e tij si dhe Francën. “Kaizer Frank” u zgjodh në muajin gusht si lojtari më i mirë i UEFA-s i vitit të kaluar, përpara Mesit dhe Ronaldos.

TË TJERËT

Në listë ndërkohë që trofeun prestigjoz në kategorinë e femrave, janë gjermania Nadine Angerer, braziliania Marta gjithmonë e pranishme në pesë vitet e fundit dhe amerikania Abi Uambah. Përsa i përket trajnerit më të mirë të vitit, do të jetë një betejë mes një skocezi e dy gjermanëve. Besoj se e keni kuptuar që skocezi është mitiku, Sër Aleks Ferguson (71 vjeç), që këtë vit i dha fund karrierës së tij pas dy dekadash në krye të Mançester Junaitid ku fitoi dhe titullin kampion, ndërsa dy gjermanët janë Yup Hejnkens (68 vjeç), që fitoi gjithçka me Bajernin dhe Jurgen Klopp i Borusias së Dortmundit, për të cilin është hera e parë që përfshihet në listën finale të kandidatëve. Ndërkohë përsa i përket golit më të bukur të vitit, tifozët do të kenë mundësi të votojnë mes tre personazheve, goli i Ibrahimoviç ndaj Anglisë për Suedinë, realizimi i Nejmar ndaj Japonisë në Kupën e Konfederatave dhe realizimi i serbit Nemanja Matic, në sfidën mes Benfikës dhe Portos.

Skandali i basteve në Angli, 6 të arrestuar

 Skandali i trukimeve në Angli ka çuar në arrestime të tjera. Agjencia kombëtare e krimit në vendin britanik kreu gjashtë arrestime të tjera këtë herë jo më në kategoritë e ulëta por në Premier League e Championship, ku pas hetimeve dhe përgjimeve të kryera rezultoi se futbollistë të Kategorisë së Parë dhe të Dytë në ishull paguheshin për t’u ndëshkuar me kartona të verdhë ose të kuq. Emri më i njohur i arrestuar deri në këto momente është 32-vjecari i Blackburn, Dj Campbell, i cili ka luajtur gjithashtu dhe për Birmingham, Blackpool dhe QPR. Një tjetër i ndaluar në Championship ishte dhe ish-lojtari i Portsmouth, Sam Sodje.