Obama shpall “Listën e zezë”, mes tyre dhe politikanë shqiptarë

540
Presidenti i SHBA, Barack Obama, ka shpallur listën e personave dhe organizatave të rrezikshme nga e gjithë bota. Në këtë listë përfshihen edhe disa politikanë shqiptarë dhe organizata që administrata Obama i konsideron të rrezikshme për SHBA-në.
“Kërcënimi i përbërë nga veprimet e personave të angazhuar në, apo që ndihmojnë, sponsorizojnë, ose mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose aktet që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje dhe Herzegovinë ose Rezolutën e Kombeve të Bashkuara e Këshillit të Sigurimit 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, në Kosovë, nuk është zgjidhur. Përveç kësaj, Urdhri Ekzekutiv 13219 i ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të datës 28 maj 2003, për të marrë hapa të tjerë në lidhje me aktet që pengojnë implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë.
Për shkak se aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues të përshkruara në këtë Urdhra ekzekutive janë armiqësore ndaj interesave amerikane dhe vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, unë kam vendosur që është e nevojshme për të vazhduar emergjencën kombëtare të deklaruar në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Barack Obama në sqarimin e kësaj liste.
Në këtë “Listë të Zezë” të Amerikës, përfshihen politikanë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Azem Syla, Haradin Balaj, Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli, janë disa prej emrave të njohur që SHBA i konsideron “persona të rrezikshëm”. Edhe kryetari i PDSH në Maqedoni, Menduh Thaçi, është në mesin e personave të rrezikshëm, që konsiderohen të tillë nga administrata Obama.
Në këtë listë janë edhe organizata të ndryshme, si: “Ushtria e Republikës së Iliridës”, “Ushtria Kombëtare Shqiptare”, “Fronti për Unitet Kombëtar Shqiptar”, “Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, “Komiteti Nacional për Çlirimin dhe Mbrojtjen e Tokave Shqiptare”, “Ushtria Çlirimtare Kombëtare”, “Lëvizja Nacionale për Çlirimin e Kosovës”, “Këshilli Politik i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”, “Lëvizja Popullore e Kosovës” e “Ringjallja e Shoqërisë së Trashëgimisë Islame”.
Sigal