Obama nuk do të flasë në diplomimin e vajzës: “Do të mbaj syze të errëta dhe do të qaj”

456
Presidenti amerikan Barack Obama e ka refuzuar kërkesën e shkollës së vajzës së tij Malia, për të mbajtur një fjalim gjatë ceremonisë së diplomimit të së bijës.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se e ka të pamundur të flasë ditën e diplomimit të Malias, pasi është i sigurt se do të emocionohet shumë dhe do të përlotet.
“Do të mbaj syze të errëta… dhe do të qaj,” – ka thënë presidenti Obama, gjatë një dreke me stafin e tij në një restorant në Detroit.
Kohët e fundit kanë qenë të shumta rastet kur presidenti Obama është përlotur në publik
Sigal