Obama legalizon 5 milionë emigrantë

    437
    Sigal

    Fjalimi historik  i Presidentit Amerikan për legalizimin e emigrantëve, përfitojnë 1 mijë shqiptarë

    Dje Obama për emigrantët ka mbajtur fjalimin më historik. Një fjalim që është pritur në fillim me ankth pastaj me ovacione. Ndër ata që e kanë pritur  me  dëshirën më të madhe këtë fjalim historik kanë qenë dhe emigrantët e palegalizuar shqiptarë. “Telegraf” ishte e para gazetë shqiptare që e bëri e para prezente në publik fjalimin e mundshëm të Obamës për emigrantët. Pikërisht dje, Obama e theu heshtjen e gjatë dhe bëri që i gjithë globi ti kthejë sytë nga ai, për vetë faktin se fjalimi i tij kishte lidhje me legalizimin, ku në SHBA ka emigrantë nga e gjithë bota. Në fjalën e tij Obama theksoi se: “Amerikën e ngritën emigrantët dhe Amerika do të jetë vendi më i bukur i emigrantëve. Ne nuk jemi  shtet që t’u heqim fëmijën nënës nga krahët”.  Ajo që duhet theksuar me këtë rast është se nuk bëhet fjalë për pak, por për rreth 5 milionë emigrantë të paligjshëm nga e gjithë bota, pra një milionë më shumë se sa banorë ka Shqipëria. Ky fjalim ndodhi në momentin më kritik të qëndrimit të Obamës si President i SHBA në mandatin e tij të dytë, ku sondazhet tregonin për një rënie të theksuar të reputacionit të tij. Ky fjalim nuk erdhi i papritur, pasi kishte kohë që diskutohej, por e papritur ishte dita e djeshme, kur Obama bëri daljen e papritur publike për një fjalim të tillë historik në 6 vjetët e tij të qeverisjes. Por është ende herët të dihet se si do të procedohet për legalizimin e kaq shumë emigrantëve. Sipas shumë analistëve, pritet dhe një kundërshtim i madh nga Partia Republikane. Ideja ku do të mbahet qëndrimi i republikanëve ka të bëjë me faktin se Obama po e përdor për kredo politike.

    A është e vërtetë kjo?

    Ndoshta e vërtetë, për vetë faktin se dhe pse nuk do të kenë të drejtën e votës, të 5 milionë emigrantët që janë në moshë votuese, këto vite ilegal, kanë qëndruar tek të afërmit e tyre, tek prindërit, vëllezërit, motrat, ku ky legalizim ndikon në rrethet familjare të klandestinëve, pra të të afërmve të tyre që gëzojnë të drejtën e votës. Konkretisht të 5 milionë të palegalizuarit  kanë ndikim familjar tek 5 milionë të tjerë që i kanë mbajtur. Kjo shifër nuk është pak kur dihet që zgjedhjet e fundut Presidenciale në SHBA kanë qenë me rezultat shumë të ngushtë që nuk i kalonte qindra mijë.

    Emigrantët e paligjshëm në SHBA

    Masa më e madhe e emigrantëve klandestinë në SHBA, janë kryesisht nga Meksika dhe Amerika Qendrore, nga Amerika e Jugut, pastaj Europa Lindore dhe vendet aziatike. Depërtimi i tyre masiv kryhej nga kufiri me Meksikën, ndaj para 8 vjetësh filloi dhe ndërtimi i murit me tela rreth 1000 mijë km i gjatë për të ndaluar vërshimin e klandestinëve. Ndërsa shqiptarët, në pjesën më të madhe kanë shkuar në vendin e ëndrrave me vizë provizore, me vizë punë, vizë turistike, vizë kulturore, apo vizë familjare, për takime me të afërmit dhe një pjesë e vogël  kanë mundur të kalojnë nga Meksika pas peripecish nëpër Europë deri në Meksikë.

    BOX

    SI TË NISNI PROCESIN E EMIGRIMIT NË SHBA

    Ju duhet tё keni njё vizё emigruese pёr tё hyrё nё SHBA pёr tё jetuar aty pёrgjithmonё. Ligji i emigracionit i SHBA-ve mundëson lёshimin e vizave emigruese nё katёr kategori tё përgjithshme: i afёrm i menjёhershёm, bazuar nё familjebazuar nё punёsim, dhe Programi i Vizave Emigruese tё Shumёllojshmёrisё, i njohur edhe si lotaria e “kartёs jeshile”.

    Ka tre hapa qё duhen ndjekur pёr tё aplikuar pёr vizё emigruese:

    Hapi 1: Dorёzoni njё peticion vize emigruese pranё Shёrbimeve tё Nënshtetёsisё dhe Emigracionit të SHBA-së (USCIS).

    Hapi 2: Qendra Kombёtare e Vizave (NVC) do tё marrё peticionin nga USCIS dhe do tё pranojё aplikimin pёr vizё emigruese.  Pёrgatisni dokumentacionin e kёrkuar pёr ta dorёzuar pranё NVC-sё.  Vini re se oficeri konsullor mund tё kёrkojё dokumente shtesё, apo tё rinovuara nё ditёn e intervistës pёr vizё emigruese.

    Hapi 3: Vizita mjekësore dhe paraqitja pёr intervistёn tuaj pёr vizёn emigruese nё Seksionin Konsullor.

    Në mënyrë që merrni informacion sa më të saktë në lidhje me dokumentacionin që ju duhet për të aplikuar ju sugjerojmë që të vizitoni faqen e internetit të Shërbimeve Amerikane të Shtetësisë dhe Emigracionit (USCIS) www.uscis.gov.

    **********************************************************************

    ITALI/Më skadoi lejeqëndrimi dhe jam akoma në atdhe. Si të kthehem?

    Kërkesa për vizë rihyrjeje kur Lejeqëndrimi i ka skaduar prej jo më shumë se 60 ditë

    U nisa në atdhe pa paraqitur kërkesën e përtëritjes së lejes së qëndrimit dhe ndërkohë dokumenti më ka skaduar. Si të kthehem në Itali?

    I huaji, titullar i një lejeqendrimi, që gjendet jashtë Italisë kur ky skadon, e për rrjedhojë nuk mund të paraqesë kërkesën e përtëritjes, mund të kërkojë në konsullatën italiane pranë shtetit ku gjendet një vizë rihyrjeje në bazë të nenit 8 D.P.R. 394/99.

    Kërkesa për vizë rihyrjeje mund të paraqitet vetëm nëse bëhet fjalë për një nga rastet e mëposhtme:

    – Lejeqëndrimi i ka skaduar prej jo më shumë se 60 ditë;

    – Lejeqëndrimi i ka skaduar prej më shumë se 60 ditë, por të huajit i është dashur të qëndrojë jashtë Italisë për të përmbushur detyrimin ushtarak apo në rast se ai apo bashkëshortja, apo një i afërm i gradës së parë (prind, bir) i tij apo i bashkëshortes ka pasur motive të rënda shëndetësore. Në rastin e qëndrimit të zgjatur për arsye shëndetësore, nuk duhet të kenë kaluar më shumë se 6 muaj nga data e skadencës së lejes së qëndrimit. Për kërkesën e vizës, i huaji duhet të paraqesë origjinalin dhe fotokopjen e dokumentit të skaduar, pasaportën dhe dokumentacionin e parashikuar për rastet kur leja ka skaduar prej më shumë se 60 ditë (dokumentin që ka bërë shërbimin ushtarak apo dokumente mjekësore që dëshmojnë gjendjen shëndetësore). Edhe në rast se leja e qëndrimit i humbet/griset gjatë qëndrimit të tij jashtë Italisë, i huaji mund të kërkojë vizë për rihyrje në Ambasadën apo konsullatën italiane të vendit ku ndodhet duke paraqitur një kopje të padisë së humbjes që ka bërë pranë autoriteteve kompetente, të shoqëruar nga një kopje e lejeqëndrimit të humbur. Për lëshimin e vizës, autoritetet diplomatike i kërkojnë autorizimin Kuesturës që ka lëshuar lejen e qëndrimit. Kështu që është e rëndësishme që i huaji të jetë i aftë të tregojë që përmbush kriteret e kërkuara për përtëritjen apo për duplikatën e lejes së qëndrimit, pra të dëshmojë se ka lidhje e/o marrëdhënie shoqërore ekonomike në Itali (punë, familje etj.). Me vizën e rihyrjes mund të udhëtohet drejt Italisë, edhe duke ndaluar në vende të tjera të zonës Schengen. Kur futet në territorin italian, i huaji ka tetë ditë kohë për të paraqitur kërkesë për përtëritjen apo nxjerrjen duplikatës së lejes së qëndrimit, duke bashkangjitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

    M Arguello/Stranieriinitalia.it