Obama, gjeli i detit i vërtetë i këtij skenari*

629
Sigal

Ruthie Blum

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u takua me Presidentin turk,
Rexhep Tajjip Erdogan të dielën në samitin e G-20 në Kinë. Edhe pse samiti
dyditorë kishte si qëllim kryesor që përfaqësuesit e qeverive dhe bankave
qendrore të diskutonin çështjet kryesore të politikave që kanë të bëjnë me
stabilitetin financiar ndërkombëtar, takimi tete-a-tete
i presidentit Obama dhe presidentit turk, Erdogan në vigjilje të forumit nuk
kishte asnjë lidhje me financat. Ajo ishte, më shumë, një takim në të cilin u
diskutuan çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s. Me
një buzëqeshje të dukshme dhe një shikim të akullt, Obama preku lehtë homologun
e tij turk nga pas dhe e përgëzoi atë për punën e mirë që kishte bërë.
Erdogani, jo vetëm që i mbijetoi një përpjekjeje që kishte si qëllimin eliminimin
e tij, por ia arriti që ta shtypë atë si një tiran i vërtetë. Obama thjesht
mund ta shikonte me frikë dhe zili. Pas takimi që zgjati pak minuta, të dy
udhëheqësit dolën para medias në sallën e hotelit “Marriott JW” në
Hangzhou.“Duke dalë në rrugë për të kundërshtuar tentativën e grushtit të
shtetit, populli turk edhe një herë afirmoi angazhimin e tij për forcimin e
demokracinë dhe ripërtëritjen e institucioneve demokratike të Turqisë”, u
shpreh Obama. “Në atë kohë unë dënova pa asnjë ekuivok dhe në mënyrë të qartë
këto veprime dhe kam folur personalisht me presidentin Erdogan për t’i ofruar
çdo mbështetje të mundshme si për t’i dhënë fund tentativës së grushtit të
shtetit por dhe për të ofruar ndihmën tonë në procesin e hetimit dhe çuarjen
para drejtësisë të organizatorëve të këtyre veprimeve të paligjshme”. Obama la
të kuptohet që një formë e kësaj ndihme është dhe ekstradimi i mundshëm në
Turqi i klerikut shumë të diskutuar, Fethullah Gylen, të cilin Erdogan e akuzon
si orkestrues të tentativës së grushtit të shtetit nga banesa shtëpia e tij ku
jeton në mërgim të vetë imponuar në Pensilvani. Obama gjithashtu shprehu
“ngushëllimet e tij më të sinqerta” për viktimat e terrorizmit në Turqi, dhe
tha se ai dhe mik i tij “Tajjip” kishin rënë dakord “që të vazhdonin përpjekjet
për një tranzicion politik paqësor në Siri”. Dhe Erdogan gjithashtu bëri një
deklaratë, dhe para së të fillonte fjalimet pompoze të zakonshme të tij, iu
drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në emër, “Barack”.
Tipike e një islamisti të dhunshëm, siç është përvetësimi i terrenit të moralit
të lartë, presidenti turk pajtohej me homologun e tij dhe theksoi se lufta
kundër terrorizmit është e një rëndësi të madhe. Por, ndërsa fliste për
“terroristët”, ai kryesisht i referohej Gylenit dhe kurdëve. Grupe të tilla si
Vëllazëria Myslimane dhe Hamasi, të cilët përdorin dhunën, terrorin dhe sulmet
vetëvrasëse me bomba – janë të mirë, për aq kohë sa i interesojnë atij. Obama
as nuk i lëvizi qerpikët, megjithatë, ai bëri të qartë se politika e jashtme e
administratës së tij gati tetë vjeçare nuk ka ndryshuar. Dhe ajo ende vazhdon të
jetë në anën e gabuar në çdo konflikt, duke paraqitur ‘djemtë e këqij” si një
dritë shprese. Turqia është vetëm njëri nga shumë shembujt e shumtë. Le ta
fillojmë me grusht shteti të dështuar. Paranoja e Erdoganit në lidhje me Gylen
me shumë gjasa është e pabazë. Nëse vërtetë do të kishte një teori
konspiracioni, kjo është pikërisht ajo që vetë Erdogan ka planifikuar gjithçka,
për të forcuar dhe legjitimuar masat shtrënguese dhe mbytëse në vendin e tij.
Rreth pesë vite para tentativës së dështuar të grushtit të shtetit, presidentit
turk gradualisht ka nisur spastrimin e shoqërisë së tij nga disidentët. Asnjë
institucion nuk ishte i përjashtuar nga zemërimin e tij dhe përfaqësuesit e
medias si dhe akademikët ishin nën vëzhgimin e kujdesshëm të një mikroskopi
shumë të fuqishëm. Arrestimi i gazetarëve që guxonin të publikonin sekuenca që
ekspozonin sjelljet e tij, ishin më se të zakonshme edhe para 15 korrikut,
datës së tentativës së grushtit të shtetit. Por, këto praktika ishin shumë herë
më të vogla, krahasuar me ato që po ndodhin në të gjithë Turqinë në javët që
pasuan tentativën e grushtit të shtetit. Dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët
Erdogan i konsideron si një kërcënim për sundimin e tij terrorizues, janë
pushuar nga puna, futur në burg ose të dyja njëkohësisht. Këto masa përfshijnë
ushtarakët, policët, gjyqtarët, politikanët, përfaqësues të mediave dhe
akademikët. Është një qëndrim tipik i Obamës që të dënojë viktimat e një
parodie të tillë. Por, të përshkruajë tentativën e dështuar të grushtit të
shtetit si një riafirmimin i “angazhimit të popullit turk për demokracinë dhe
forcimin dhe ripërtëritjen e institucioneve demokratike të Turqisë” është një
çmenduri dhe verbëri e paramenduar. Ashtu siç ka ndodhur me Revolucionin e
dështuar të Gjelbër në Iran, kur administrata e re në Uashington ndiqte nga
larg se si regjimi i Teheranit vriste protestuesit që përpiqeshin me të gjitha
mënyrat që të shpëtonin nga diktatura e mullahëve, Shtëpia e Bardhë sërish
thjesht preferoi t’i ndiqte nga larg këto zhvillime, dhe i lejoi forcat e së
keqes që të vazhdonin masakrat e pandërprera ndaj protestuesve. Ne tani e
kuptojmë fare qartë se çfarë ishte Obama në 2009 – një kapitullim i plotë ndaj
shtetit më të madh sponsorizues të terrorizmit, duke arritur kulmin me
nënshkrimin e vitit të kaluar të marrëveshjes bërthamore me ajatollahët. Ajo që
ai ka në plan për Turqinë për periudhën e mbetur të presidencës së tij të çalë,
mbetet për t’u parë. Por, nuk do të jetë aspak diçka e mirë. Këtë ai e bëri të
qartë dhe në deklaratën e tij të bashkëpunimit me Erdogan për frontin sirian.
Duke iu referuar “një tranzicioni paqësor politike” të përbashkët për vendin e
shkatërruar nga lufta civile, ai jo vetëm që u tall me miliona qytetarëve që
kanë humbur jetën ose janë plagosur apo kanë vuajtur pasojat e një konflikti të
ashpër, por dha dhe një sinjal për Erdoganin se ai mund të vazhdonte me
masakrat ndaj aleatëve kurdë të Amerikës nëse e shikon të arsyeshme. Siç e
dini, të gjitha bëhen për të luftuar grupin e Shtetit Islamik, i vetmi kancer për
të cilin ka një konsens të gjerë. Sulmi përtej kufirit i Erdoganit, i koduar me
emrin Operacioni Mburoja e Eufratit, filloi më 24 gusht dhe vazhdon ende. Ky
“tranzicioni paqësor politik” është duke u kryer nga avionët, tanket dhe
artileria turke. Por, miku Tajjip-it, Baracku – gjeli i detit i vërtetë në këtë
përrallë të mjerë – harroi që ta përmendte një gjë të tillë.

Ruthie Blum është redaktor i “The Algemeiner”.

*https://www.algemeiner.com/2016/09/06/obama-is-the-real-turkey-in-this-scenario/#