Nxënësit e 9-vjeçareve shkojnë me batanije me vete

    62
    Në dhjetra shkolla 9 vjeçare të Qarkut të Elbasanit, të Kukësit, të Shkodrës, të Dibrës, të Gjirokastërs, etj, kushtet e nxënësve janë sikur të ishin në mesjetë. Shkolla dhe klasa pa xhama, pa stola, pa dyer, dhe pa ngrohje, ndërkohë që deri sot nuk duket asnjë shenjë përmirësimi. Femijët e shkollave kanë zgjedhur që të marrin me vete batanijet, për arsye se i ftohti i këtyre ditëve dhe mungesa e ngrohëseve e bëjnë të pamundur qëndrimin në orët e mësimit. Disa nxënës të një shkolle 9-vjecare në qytetin e Elbasanit kanë marrë me vete batanijet në klasë për shkak të mungesës së ngrohjes në këtë shkollë. I ftohti në orët e para të mëngjesit shënonte -4 gradë celcius. Nga temperaturat e ulta dhe nga mungesa e ngrohjes në këte shkollë, nxënësit janë mbuluar me batanije në orët e mësimit, si e vetmja mënyrë për të mos e humbur atë. 

    Edhe vetë mësuesit e kanë pranuar në heshtje këtë veprim të fëmijëve, duke i toleruar ata për të marrë pjesë në mësim edhe me batanijet pas krahëve. Në disa klasa të tjera nxënësit kanë investuar vetë duke blerë furnela për t’u ngrohur.Ndërsa disa nxënës të tjerë kanë marrë me vete bidona me ujë të ngrohte për të ngrohur duart e këmbët. Drejtoria Arsimore e pranon këtë gjendje, por shprehen se e kanë të pamundur që të investojnë vetë për të zgjidhur problemin e ngrohjes. Kushtet mesjetare jo vetëm në shkollat e fshatrave por edhe në shkollat periferike të qytetit, kanë detyruar prindërit të mos dergojnë fëmijët e tyre në ditët me shi apo ditët e ftohta. Ata shprehen se “prej vitesh shkollat nuk marrin asnjë lek investim, thyhen xhamat, fritaret, dyert, dërrasat e zeza, nxënësit mbetën me ilaçe çdo 2 muaj, marrin të ftohtë, gripi su ndahet, kurse DAR asnjë masë, asnjë premtim se do të ndryshojë situata, kur ne japim lekë çdp fillimviti pikërisht për këto shpenzime”. Edhe ky vit shkollor duket se nisi mbrapsht dhe do të mbyllet si i tillë. 

    Një situatë e tillë është edhe në disa shkolla të qarqeve të Veriut të Shqipërisë dhe kjo ndodh kur drejtuesit e strukturave dhe shkollave duhet të kishin marrë masa për të ndryshuar situatën. Afrimi i stinës së dimrit përgjysmion shkollat dhe klasat sin ë fshat por edhe në qytet. Pavarsisht se nxënësve u merren para për “shpenzime operative” deri sot situata mbetet skandaloze. Veç xhupave nxënësit sidomos të klsasave nga e para deri tek e pesta, marrin edhe ndonjë triko ose batanije të leshtë, pasi klasat e tyre janë pa xhama. Por edhe tarracat e shumë shkollave kanë nisur të pikojnë curril ujin e shiut. Shumë shkolla kanë amortizim të tarracave aq sa shumë mësues dhe prindër ankohen se “ndoshta një ditë mund të na bjerë suvaja mbi kokat tona, ashtu siç ka ndodhur në disa shkolla fshatrash”. Nga ana tjetër prindërit vijojnë të paguajnë lekët e rojeve, të pastrimti të shkollave, të plotësimit të laboratorëve dhe të nevojave të tjera që ato kanë.