Nuk pranon t’ja prekin “fiksimin”, shqiptari rreh barbarisht me një shufër hekuri italianin

541
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një qytezë të Italisë në Macareta, aty ku një shqiptar dhe kunati i tij kanë rrahur barbarisht një shtetas italian.
Itali i moshës 40 vjeçare është goditur vazhdimisht nga shqiptari 28 vjeçar me një shufër hekuri, duke i shkaktuar fraktura të shumta. Italiani ka përfunduar në spital dhe do të rrijë një muaj i hospitalizuar.
Gjithçka ka nisur për shkak të xhelozisë dhe obsesionit që shqiptari ka patur për ish bashkëjetuesen e tij, e cila tashmë prej disa kohësh kishte krijuar një lidhje me të dëmtuarin. Fillimisht shqiptari ka kërcënuar me fjalë e gjeste ish të dashurën dhe partnerin e saj. Madje mbi janë bërë dhe denoncime në polici, por duket se kjo nuk ka mjaftuar që 28 vjeçari të shkojë më tutje, duke goditur brutalisht italianin.
Policia ka arritur t’i vërë në pranga që mbrëmjen e djeshme dy të rinjtë.
Sigal