Nuk më pëlqen fama”, Victor Valdes mbyll karrierën dhe rrjetet sociale

630
Victor Valdes, ish-portieri i Barcelonës në vitet më të mira të saj, ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli. 35-vjeçari që pas dëmtimit në 2014 nuk u rikthye asnjëherë në formën e mëparshme dhe për këtë arsye fillimisht u largua nga katalanasit dhe më pas kaloi një eksperiencë të shkurtër te Manchester United.
Më pas një huazim te Standard Liege, e së fundmi ishte pjesë e Midlesbrough, nga ku vendosi të tërhiqej. Po me mbylljen e karrierës Valdes ka vendosur të mbyllë edhe rrjetet sociale, duke sjellë edhe një herë në kujtesë deklaratën e tij pas rikthimit nga dëmtimi, se: “nuk më pëlqen fama dhe shpresoj që kur të fiken dritat, të mos më gjejnë”.
Sigal


valdes