Nuk i lejojnë të gjuajnë në liqen, peshkatarët protestojnë

587
Pogradec–Është e dyta herë brenda pak kohësh që peshkatarët e Pogradecit protestojnë, pasi ju pengohet gjuetia në liqen përballë rezidencës qeveritare. Në pamje të parë duket si diçka paradoksale, por është një fakt shumë interesant i sjellë nga peshkatarët e qytetit. Rezidenca qeveritare në Pogradec nuk lejon që peshkatarët të kryejnë gjuetinë e peshkut, as në thellësi të liqenit. Ata e kanë “privatizuar” liqenin në tërë gjatësinë dhe gjerësinë e tij në zonën prej më shumë se 2 km gjatësi nga fillimi e rezidencës deri tek kthesa e rrugës për në Drilon. Mjeshtri i peshkimit, Thoma Simaku dhe peshkatari i vjetër, Petrit Merko janë prononcuar ekskluzivisht për gazetën “Telegraf” rreth këtij fenomeni. 
Bisedën e plotë mund ta lexoni nesër, në faqen 10 të Gazetës Telegraf….
Sigal