Nuel Kalaj nuk paraqitet as sot në Komisionin Hetimor Parlamentar, Taulant Balla kërkon që të sillet me forcë

478
Sigal

Nuk u paraqit as sot në Komisionin Hetimor Parlamentar Nuel Kalaj, i dyshuar për lidhjet mes qeverisë Berisha dhe kompanisë ÇEZ në privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë në 2009-ën. Ai njoftoi se ndodhet jashtë Shqipërisë, por kryetari i Komisionit, Taulant Balla kërkoi që Kalaj të shoqërohet forcërisht nga policia. Pak para zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, ky shtetas tërhoqi 7 milion euro nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri. ÇEZ-i e kishte derdhur shumën në emër të tij.