Nonda Bulka/ Të dy kumbullat

    345
    Sigal

    (Tregim)

     Në kopshtin e një shtëpie u rritën pranë e pranë dy kumbulla të egra, të cilat shkonin la e më la me degët e tyre të shtrembra dhe të çrregullta. Ndërsa këto dy pemë ishin akoma të njoma, erdhi i zoti i shtëpisë, i cili, duke dashur të rregullonte e të zbukuronte kopshtin, mendoi edhe për të dy kumbullat. Kështu, një ditë, me një grumbull degësh të kumbullave të buta, me gërshërë në dorë, me një fije spango e me dyllë, nisi punën e tij për t’i shartuar. Pri këtej e pri andej, njërës kumbull nuk i mbeti veçse trungu i hollë dhe pak degëza të zhveshura. Mbi atë trung ai bëri disa të çara, duke ngjitur kalemat e duke e lidhur pastaj me spango. Ky lloj operacioni quhet shartim. Pasi mbaroi te kumbulla e parë, u mat që të bënte shartimin tek tjetra. Ajo, që i kishte parë të gjitha ç’ kishte hequr motra e saj, me një zë prekës i tha kopshtarit: – Ç’të keqe të kemi bërë që po na mundon kaq shumë me këtë thikë e me këto gërshërë?

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf