Nonda Bulka/ Lypsi

    374
    Sigal

    Një hardhi e lartë me fletë të gjera dhe plot me kopanë rrushi, që shkëlqen si ar, vuri re një drenushë me brirë të gjatë që po kalonte me vrap aty pranë. – Ja një drenushë e mjerë – tha pjergulla me vete – që s’di nga t’ia mbajë; po e ndjekin qentë, të gjorën! Sikur të kthente kokën këtej nga unë do ta pështillja me fletët e mia dhe do ta fshihja nga sytë e armiqve. S’kaloi shumë kohë kur drenusha, sipas zakonit që ka për të humbur gjurmët e ndjekësve, u kthye përsëri nga rruga që kish bërë dhe kështu pjergulla zemërgjerë pati kohë sa t’i thotë: – Futu shpejt nën fletët e mia që të shpëtosh!

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf