Noka: Qeveria i ka ditët e numëruara, edhe disa ditë është në këmbë

468
Sigal

Deputeti I PD-së Flamur Noka tha sot se kjo qeveri i ka ditët e numëruara dhe se rrëzimi i saj do të vijë nga protestat popullore.

Pasi ka dalë nga mbledhja e Komisionit të Sigurisë, të cilin PD-ja e ka bojkotuar për shkak të çështjes “Tahiri”, nënkryetari i komisionit, Flamur Noka tha:

“Kjo qeveri ka rënë; mund të rrijë disa ditë aritmetikisht por shqiptarët mësuan, pasi i besuan “timonierit”, se këta nuk kishin patentë për të drejtuar vendin por patentë për skafet e drogës, trafikun dhe krimin e organizuar.

Kjo qeveri i ka ditët e numëruara; është dita ta rrëzojmë. Qeveria do të rrëzohet në mënyrën më demokratike të mundshme me protesta, me revolucion popullor,” theksoi Noka.