Njësimi i gradave ushtarake me funksionet organike në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë

    459
    Sigal

    V E N D I M  PËR  NJËSIMIN E GRADAVE USHTARAKE ME FUNKSIONET ORGANIKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

     Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 23, të ligjit nr. 59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    1. Njësimin e gradave ushtarake me funksionet organike në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

    2. Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr. 1 dhe nr. 1/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

    3. Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në repartet dhe institucionet në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr. 2 dhe nr. 2/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

    4. Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në repartet dhe institucionet në varësi të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr. 3 dhe nr. 3/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

    5. Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Forcën Tokësore dhe repartet në varësi të saj njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr.4 dhe nr.4/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

    6. Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Forcën Detare dhe repartet në varësi të saj njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr.5 dhe nr.5/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

    7. Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Forcën Ajrore dhe repartet në varësi të saj njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr.6 dhe nr.6/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

    8. Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Komandën Mbështetëse dhe repartet në varësi të saj njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr.7 dhe nr.7/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

     9. Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe repartet në varësi të saj njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr.8 dhe nr.8/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

    10. Njësimi i gradave ushtarake me funksionet organike në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë të përfundojë brenda datës 31.3.2015.

    11. Vendimi nr.554, datë 2.7.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për njësimin e gradave ushtarake me funksionet organike në të gjitha nivelet e hierarkisë së komandimit dhe të drejtimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.

    12. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

          Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.