Një milion fëmijëve, ende nuk u është përcaktuar nënshtetësia

    391
    Me përfundimin e diskutimit të ligjit financiar 2016, të martën nis në komision shqyrtimi i projektligjit. Mund të ketë jo pak të papritura, veçanërisht për instrumentalizimet, lidhur me alarmin terrorizëm që po përjeton Italia
    – Italian kush lind dhe/ose rritet në Itali. Do të rinisë diskutimi mbi këtë temë në Senat, për t’u dhënë më në fund përgjigje një milion fëmijëve dhe të rinjve që për ligjin janë akoma të huaj. Reforma e shtetësisë për bijtë e emigrantëve ka marrë, më 13 tetor miratimin e Dhomës së Deputetëve. Duke sintetizuar në maksimum, mund të themi që parashikon të sjellë këto risi: do të jetë menjëherë italian kush lind në Itali nga prindër, një prej të cilëve është mbajtës i kartës së qëndrimit, përndryshe kush lind ose mbërrin në Itali brenda moshës 12-vjeçare duhet të ndjekë më parë një cikël shkollor. Me të mbërritur në Senat, projektligji i reformës iu përcollë Komisionit për Çështjet Kushtetuese, por këtu mjaftoi koha vetëm për t’iu ilustruar senatorëve nga raportuesja Doris Lo Moro. Më pas shqyrtimi i reformës ndaloi për t’i dhënë përparësi, siç e do rregullorja, seksionit të bilancit. Sot Pallati Madama ka miratuar ligjin financiar 2016, kështu që seksioni i bilancit u mbyll e senatorët mund t’i kthehen punës së zakonshme. Komisioni për Çështjet Kushtetuese është thirrur për të martën, 24 nëntor e në rend të ditës ka pikërisht “projektligjin 2092 dhe çështje të lidhura me të (dispozita mbi shtetësinë)”. Në të njëjtën ditë mblidhet edhe zyra e presidencës së Senatit për të programuar kalendarin e punimeve. Të shumta janë të panjohurat e rrugëtimit në Senat. Do të mund të rezistojë marrëveshja e gjetur në gjirin e mazhorancës në Dhomën e Deputetëve? Do të ketë mundësi për përmirësimin e reformës apo rrezikohet të përkeqësohet? Lëvizja “5 Yjet” do të tërhiqet si në Dhomën e Deputetëve (të vetmit që abstenuan) apo do të hyjë në vallë? E ata që sot po përdorin kundër emigrantëve alarmin terrorizëm do t’ia dalin të godasin me të njëjtën armë (alarmin terrorizëm) të sotmen dhe të ardhmen e bijve të emigrantëve? Të rinjtë e brezit të dytë janë në pritje. Por të paktën reforma del nga sirtarët e senatorëve e më pas nis shqyrtimi i saj.
    ITALI/ Brezat e dytë, Grante të Ministrisë së Punës, për 160 mijë të papunë të huaj
    10 mijë euro për të hapur një aktivitet privat
    Grante të Ministrisë së Punës, për 160 mijë të papunë të huaj apo me prejardhje të huaj. Ja cilat janë kriteret dhe kush mund të aplikojë
    10 mijë euro për të hapur një aktivitet privat. Nuk është kredi, por kontribut që nuk duhet kthyer. Mund ta marrin 160 mijë të rinj imigrantë e bij imigrantësh që, në këtë kohë të vështirë për gjetjen e një vendi pune, duan të hapin një aktivitet të vetin. Ky është kriteri i parashikuar nga projekti “Giovani migrant 2G” i financuar nga Ministria e Punës dhe e Politikave Sociale. veç 1,6 milionë eurove, sipërmarrësve të ardhshëm do t’u ofrohet edhe formim dhe trajnim për realizimin e projektit të tyre. Mund të garojnë për të fituar 10 mijë eurot të rinj me moshë nga 18 deri në 30 vjeç që kanë lejeqëndrimi, që u lejon të kryejnë aktivitet privat, ose italianëve, por me origjinë të huaj, që e kanë marrë shtetësinë italiane pas lindjes. Të tjera kritere janë edhe rezidenca në Lazio, Campania ose Sicili dhe të qenit të papunë. Kontributi mund të kërkohet për të hapur ndërmarrje individuale ose shoqëri(ortakësh, me përgjegjësi të kufizuar (srl) ose kooperativë). Në rast shoqërie, kërkesën mund ta paraqesin disa ortakë duke mbledhur deri në 50 mijë euro kontribut. Në renditje do t’u jepet përparësi grave, atyre që gjenden në kushte dizavantazhi punësimi, me vëmendje të veçantë të rinjve (deri në 24 vjeç) dhe të papunëve prej një kohe të gjatë (mbi 12 muaj).
    Kërkesat paraqiten deri më 29 shkurt 2016.
    Sigal