Një luftë e ashpër në rrethim, kundër nazi-ballistëve në Gërmej të Kavajës, më 1 Qershor 1944

1547
Sigal

74 Vjet më Parë

Me vrasjen e Heroit të Popullit “Kajo Karafili”, më 10 Janar 1944 në Liz-Patros, armiku hodhi parullën se: partizanët u zhduken, Myslim Pezën e kanë “kapur” nazi-fashistët, ballistët dhe po jep llogari. Këto ishin parulla shpifëse, për të futur panik tek partizanët dhe populli që e përkrahte LANÇ-in. Për këtë udhëzimet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, ishte që : partizanët e Pezës, përfshirë të gjithë Ushtrinë Nacional Çlirimtare , të shtojnë aksionet dhe atentatet kundër armikut pushtues dhe të Lëviznin dhe të duken edhe në afërsi të qyteteve, për ti treguar armikut se u vra Kajo Karafili, por Ushtria Nacional Çlirimtare kishte me qindra Kajo Karafili, Ushtria Nacional-Çlirimtare ishte e shtrirë në të gjithë territorin e Shqipërisë, Kur erdhi Maliqi në Pezë në Mars 1943, ishte vendosur të bëhej takimi me Myslim Pezën, siç e thonë shokët Muharrem Kokomani, Nimet Ymeri, Shpend Dega, kur erdhi radha Maliqit, babë Myslimi i tha: Ti Maliq s’ke nevojë për prezantim të kam njohur nëpërmjet patllakes!. Mbi këtë bazë, në mëngjesin e 30 majit 1944, shumica e partizaneve të batalionit te parë i të grupit partizan te Pezës, u vendosen ne fshatin Germej të Kavajës, duke u shpërndarë nga Këshilli Nacional-Çlirimtar të fshatit nëpër shtëpitë e vëndasve në lagjet: Spahiu, Shehelere, Gixhar, Caneve dhe në mbi 20 vetë në lagjen Kodrasej. Në varësi të gjendjes ekonomike të familjeve, partizanet shkuan nga 3-5 veta në çdo familje duke pasur edhe roja të posaçme. Komisar Maliq Muço, së bashku me dy shokë u vendosën në familjen e Mehmet Seit Spahiut, të ish-këshilltarit, që kishte rënë dëshmor, më 24.12.1943, 3-4 shokë në familjen Mahmud Kura, djali i të cilit Musa Kura, si partizan në Kompaninë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, në luftë kundër nazistëve Gjermanë, bie dëshmor në fshatin Foravesh të Tiranës, më 24.03.1944, ke Pëllumb Kura , Sulejman Estaku, Liman Laçi dhe kështu me radhë në lagjet e përmendura. Ndërsa në lagjen Kodrasej që dominonte mbi fshatin, u vendos skuadra e mitralozit të rëndë 8 m/m Breda, armë që e kishte batalioni partizan me komandant militantin e hershëm Safet Kurti, të cilët u vendosen në familjet e; Jaho Elezi, Reshit, Myslim dhe Çaush Rosa, Islam e Tuf Gjuluka, në lagjen Gixhar tek familjet Vath Zebeli, Met Gixhari, Çaush Gixhari, Hasim Gixhari, Qamil Kasa, Rap Greca etj. Me të rënë dielli i ditës 30 Majit, komisari dhe shokët e shtabit të batalionit, mblodhën kuadrot, partizanët dhe komunistët dhe iu dha porosi që të nxirrnin dhe përforconin rojet dhe patrullat. Ja se si i shkruan Maliqi, komisarit të kompanisë së tretë, Qirjako Lesho, për të bashkëpunuar me komandantin e kompanisë së tretë, Sadik Hysen Barahysa (Diku ).

“I dashur Qirjako ! Shko tash tek Diku dhe rregulloni rojet. I mblidhni shokët në dy-tre shtëpi dhe bëni roje në rregull. Të fala, Maliqi” (broshura mbi autobiografinë e Maliq Muços, botim i vitit 1979, faqe 4-13). Kjo kompani u vendos që me datë, 30.5.1944, në lagjen e Canëve, tek Beqir Cani, Zenun Cani, Jaho Cani, Latif Cani, Fadil Negallari etj. Kjo kompani kishte për detyrë të ruante ditën dhe natën, për të diktuar armiqtë, në rast se do të mund të futeshin në perëndim të lagjes ose në perëndim të lagjes së Shehlerëve të vendosur në familjet e Dud Shehit, të Hys dhe Nuredin Shehi. Detyrat e shtruara nga komisari Maliq Muço, duke mbajtur parasysh informacionin e marrë nga dy anëtarë të çetës vullnetare të fshatit Shërbet Spahiu dhe Fiqiri Rexhep Karuli. Komandanti i postës së xhandarmerisë në Harizaj, i dërgonte një letër komisarit të batalionit partizan Maliq Muços, me anën e secilës i bënte të ditur këtij se, për të krijuar mundësinë e daljes partizan, kërkohej të veprohej kështu: Duhej ardhur një natë në postën e Harizajve për të zbrazur një batare pushkësh, për të krijuar idenë se kështu partizanët e Pezës kishin herë reprezalje! Duke vepruar kështu, gjithmonë sipas mendimit të komandantit të postës, disa nga familjet e këtyre xhandarëve nuk do të prekeshin nga qeveria naziballiste! Kuptohet gjithçka behet për t’i futur ne kurth partizanët, mirëpo vigjilenca e partizanëve dhe e popullit ishte në nivelet e duhura, kurthi i xhandarëve dështoi. Më 31.05.1944, nisur nga kjo informatë dërguar komisarit të batalionit 6-7 shokë, me komisarin në krye, së bashku me Sherbet, Hasan, Shaziman, Xhavit, Skender dhe Kup Harizi, shkojnë në Harizaj takohen me fshatarët e tyre, të cilët informojnë Maliqin që të mos shkojnë në postën e xhandarmerisë, sepse aty gjendeshin rreth 200 nazistë – gjerman së bashku me disa ballistë. Pra, plani i komandantit të postës në bashkëpunim me nazistët ishte, që forcat partizane që do të shkonin në postën e xhandarmërisë të asgjësoheshin krejtësisht, por ky kurth dështoi, Dhe po ky njësit së bashku me Maliqin , mori rrugën për në Germej, ku arritën aty në orën një duke u gdhirën data e 1 qershorit 1944, duke u takuar me shokët e batalionit. Ndër këta rojet e batalionit partizan në lartësitë e qiellit panë raketa sinjalizuese 26 m/m të armiqve në formë unaze jashtë fshatit Germaj. Kjo tregonte se rrethimi ishte bërë jashtë fshatit Germaj, larg tij në kodrat, Kryeluzaj, Harizaj, Lekaj, Pepe, fushat dhe kodrat në Veri të Okshtunit, Karreshit, Skuqje, Zanbishe, në lindje të lagjes Kodrasej, Gixhar.Varrezat e Gjelukes, Sopi i Gjineshtrës, tek shtëpitë e djegura të Rexhep dhe Gani Karulit dhe kodrat e Veshtit të ri. Armiqtë nuk e dinin që Maliqi, me disa shokë ishin jashtë rrethimit. Të gjendur para një detyre që duhej kryer, këta vendosën që të futeshin në mes për të çarë rrethimin nga brenda. Duke e njohur rrezikun, nazistët – gjermane organizuan 1300 forca naziballiste, prej të cilëve 800 naziste dhe 500 ballistë, Në këtë operacion morën pjesë dhe agjentët e nazifashizmit Irfan Ohri, dhe Mehmet Alltuni. Këtu ia vlen që të hapim një parantezë: Pak ditë para kësaj ngjarje, këta kishin dorëzuar tek nazifashistet disa djem të rinj të Kavajës, të cilët i dërguan në kampet e shfarosjes naziste këta djem ishin: Adil Riza Alushi, Besim Jakup Mliku, Ibrahim Isuf Xhatufa, Naun Thanas Thanasi, Ramazan Abdulla Myrta, Sami Rasim Kariqi dhe Sulejman Adem Dakoli. Operacionin e drejtonte komandanti i garnizonit nazist të Kavajës, të divizionit 297. Djem të dërguar në kampet naziste nuk u kthyen më të gjallë në Shqipëri nga torturat vdiqën në këto kampe. Në këtë ngjarje, Mehmet Alltuni, kapi 4 ish-ushtarë Italianë që ruanin bagëtitë e fshatit Germej, i lidhi dhe i pushkatoi me dorën e vet, një gjest tepër kriminal, antihuman. Këtë e bëri për të informuar eprorët e tij se partizanët, nuk janë Shqiptarë, por Rusë, Ermenë, Italianë etj. Kjo edhe për të treguar se gjoja, janë vrarë shumë partizanë. Me dekret Nr.3005, datë 23.11.1959, të presidiumit, Irfan Ohri dhe Mehmet Alltuni, janë dënuar si kriminelë lufte, të cilët vdiqën në emigracion jashtë Shqipërisë. Armiqtë ishin të shumtë ne numër dhe të pajisur me armatime të kohës, topa dhe murtaja me një raport forcash 1: 17 në favor të armikut (80-1300). Partizanet kishin vetëm armë të lehta. Sapo erdhi nga Harizajt, komisari i batalionit Maliq Muço, pa zbardhur mirë dita, mbodhi kuadrot dhe partizanët pranë shtëpisë së Musa Kukës, Lika Proshka, Vath Rosa, të cilët i informoi me situatën, Në fund iu kërkoi të gjithëve që të ishin gati, duke ju thënë, se ne jemi partizanët e Myslim Pezës, si të tillë rrethimin do ta çajmë. Të gjithë u përgjigjën “Vdekje Fashizmit – Liri e Popullit”. Ndërsa po gdhihej dita, nazistët nisën ngushtimin e rrethimit. Ata vinin valë- valë, nga ana e Shtodherit, fusha e Murrishtes, Arat e Ligosës, përroi i Terbeshanës. Nën parullën “Komunistët në Ballë- Përpara Shokë” Kjo ishte thirrja e komisarit. Partizanët në orën 5.00, filluan sulmin. Në ballë u vendos vetë komisari. Goditja kryesore dhe në drejtim të lindjes së lagjes Kodrasej, Varrezat e Gjulukës, Kodrës se Ushezës, Sopit të Gjineshtrës, me objektiv daljen në fshatin Cikallesh-Pezë. Lufta     u ndez dhe vazhdoi e ashpër. Përleshja arriti deri me trup me trup,kur ndeshja ishte ballë për ballë, kërkohej të çahej rrethimi. Gjashtë ore luftë që nga ora 5-00,deri në orën 11. Mbas kësaj lufte heroike u be e mundur të çahej rrethimi. Gjatë kësaj lufte të pabarabartë , ranë në fushën e nderit: Komisari i batalionit Maliq Muço dhe komunistët Shaziman Harizi e Josif Pambuku, si dhe partizanët trima, Islam Ymeri, Erminio Kostandini (Italiani) dhe S. Stoiçiç nga Gjilani i Kosovës. Po në këtë përleshje u plagosen: Safet Kurti, Peci Mandi, Zisn Dako, Sadosh Baholli, Nazmie Keci, Sabri Muço Lefter Stillo, Ramadan Gjoka, Viliko Xhaferri,Bajram Veshi Hamit Bermeta, Qazim Luca, Skender Konomi, Spiro Sponco, Sadik Tavoshiku, Ali Shyri. U plagosën dhe Fadil Kezi, (Rosa), dhe Xhemile Gixhari (Gjumësi) antar të çetës vullnetare të fshatit Germaj. Pati dhe dy kuadro të plagosur rëndë Behexhed Harizi dhe Sadik Barahysa, të cilët vdiqën më pas nga këto plagë dhe janë të shpallur dëshmorë me vendim të Komitetit Ekzekutiv    të rrethit të Durrësit, përkatësisht me këta vendime Nr. 10. Datë ,23.01.1970 dhe Nr. 243, datë, 26.12.1979. Armiku la në fushën e luftës mbi 40 të vrarë dhe shumë të plagosur, ndërkohë u kap dhe një rob ballist, ku gjyqi partizan për krimet e bëra, i dha dënimin e merituar. Rrethimin e çau heroizmi masiv i partizanëve me në krye komisarin e batalionit Heroin e Popullit “Maliq Muço” ndihma e pa kursyer e fshatarëve te Gërmanit, Cikalleshit, me në krye kryetarin e këshillit NAÇL, dhe sekretari, përkatësisht Qerim Shima dhe Riza Stafa, Mlikut me patriotin Qerim Gjumesi i cili me pjestarët e familjes së tij, qëllon me breshëri të mitralozit të rëndë 8 mm/Breda, nga kodra e Gjumsit në shpinë të armikut, fshatarët e Mlikut, të drejtuar nga kryetari NAÇL, dhe sekretari i këshillit, përkatësisht Hasan Ceka, dhe Nuredin Meta, fshatarët e fshatrave: Mushnike, Zanbishe, Okshtun, Leshtej-Collak, Harizaj, Lekaj, Kryeluzaj, Memezotaj, të cilët sapo mësuan për këtë luftë, iu afruan fshatit Gërmej, duke hapur zjarr me armët e tyre prapashpinës së armikut, nga e cila armiku u tmerrua, mbasi u përball mes dy zjarreve të partizanëve dhe të fshatarëve. Armiku dështoi në objektivin e tij në këtë luftë, mbasi ai nuk e kishte llogaritur trimërinë e partizanëve të batalionit të parë të grupit partizan të Pezës martire, që komandohej, edukohej dhe i sterviti komandanti legjendar Heroi i Popullit “Myslim Peza” si dhe forcën dhe trimërinë e fshatarëve të armatosur të popullit të trevës së Pezës martire. Në rastin konkret, armiku nga rrethues u gjend i rrethuar në mes të dy zjarreve të partizaneve dhe të fshatarëve, si pasoje ai pati humbje të mëdha njerëzore dhe materiale si dhe panik psikologjik.

Nga këto ngjarje historike të LANÇ –it, na dalin këto detyra:

  1. Të luftojmë të gjithë të së bashku, tentativat dhe përpjekjet që bëjnë sot forcat e ekstremit të djathtë, mbasi ata tentojnë të zbehin, të anashkalojnë, bile dhe të mohojnë LANÇ-in , duke e quajtur atë luftë civile nga viti 1943-1945, kjo do të thotë të mohosh gjakun e 28.000 dëshmorëve te LANÇ;-it, sakrificat e popullit Shqiptar në luftë kundër pushtueseve nazifashistë, luftën e madhe që bëri kualicioni anglo-sovjeto-amerikan, ku u krijua mundësia të zhduket bisha më e egër nazifashiste, më 9-Maj 1945. Këta ekstremistë të djathtë, ulin dinjitetin e tyre ndaj botës së qytetëruar!
  2. Është domosdoshmëri që ngjarjet e LANÇ;-it, dhe të heroizmit të dëshmorëve të LANÇ;-it, duhet t’i përkujtojmë që të mos i mbulojë pluhuri i harresës, ndryshe kontributi heroik dhe sakrificën që bëri populli në UNÇL dhe gjaku i dëshmorëve të Atdheut, cenohet sado pak, duke i bërë një dëm të madh historisë së kombit. Ky është amaneti i dëshmorëve që dhanë jetën e tyre të shtrenjtë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, të cilët nuk ishin pak, por 28.000 në të gjithë Shqipërinë, prej të cilëve 327 i përkasin popullit të trevës së Pezës martire, nga të cilët 24 ishin gra dhe vajza, me në krye Heroinën e Popullit “Mine Peza” dhe pionieri Heroi i Popullit “Met Hasa” etj
  3. Që të përjetësohet amaneti i dëshmorëve të Atdheut, këta duhen përjetësuar, nëpërmjet lapidarëve, busteve, pllakave, përkujtimore, varrezave të dëshmorëve, kërkesë kjo edhe nga ligji Nr.8607. datë 27.04.2000 dhe me ligjin Nr.9386 datë 04.05.2005, i cili i vë detyrë që çdo Komune dhe Bashki duhet të ketë Muzeumin e vet Historik.
  4. Lapidarët e LANÇ;-it, zbukurojnë territorin e historisë së Shqipërisë njësoj si veprojnë gratë dhe vajzat shqiptare të cilat me trëndafila dhe lule shumë ngjyrëshe në oborret dhe ballkonin e shtëpisë së tyre .
  5. Lavdi 74- vjetorit Përkujtimor, të ish partizanëve të batalionit të parë të grupit partizan të Pezës, përpara të cilëve përulemi me respekt të veçantë përfshi këtu edhe pjesëtarët e fshatrave që morën pjesë në këto luftime, konsideratë, respekt dhe mirënjohje, përfshi këtu edhe ata që janë ndarë nga jeta!
  6. Lavdi Dëshmorëve të LANÇ;-it dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut, të plagosurve në këtë luftë, respekt të veçantë dhe për familjet e tyre!
  7. Lavdi Popullit që i strehoi, ushqeu, ndihmoi në veprimet luftarake kundër pushtuesve nazifashistë!
  8. Lavdi Veprës madhore të komandantit legjendar Heroit të Popullit “Myslim Peza”!

 

TË DHËNA PËR 8 DËSHMORËT E RËNË NË KËTO LUFTIME

MALIQ MUÇO– Bir i nderuar i Tragjasit atdhetar të rrethit të Vlorës lindur, në vitin 1922 në një familje të njohur atdhetare. Ndërsa erdhi në Pezë me disa komunistë të tjerë nga Durrësi dhe bëri prezantimin para Babë Myslimit. Ky i fundit iu drejtua: Ty Maliq, të kam njohur nëpërmjet patllakes Për ty nuk del nevoja për prezantim.

SADIK HYSEN BARAHYSA-Ishte 27 vjeç, banor i nderuar i fshatit Pezë e Madhe. Ka qenë pjesëtar aktiv i çetës Antifashiste të Pezës që vitin 1940. Ka qenë ndërkohë komandant trim kompanie dhe snajper i shkëlqyer, sikurse ka qenë ehe një drejtues tepër i aftë.

BEHXHET ALI HARIZI. Bashkëluftëtar dhe mik i Babë Myslymit. Lindur në fshatin Harizaj të rrethit të Kavajës. Ka qenë komandant i çetës autonome të Harizajve, atdhetar trim.

SHAZIMAN ARIF HARIZI– Djalë i ri vetëm 21 vjeç. Ka qenë bashkëluftëtar besnik dhe mik i ngushtë i Babë Myslimit. I lidhur me masat tek ai gjente frymëzim dhe mbështetje për veprime të guximshme. Në të gjitha veprimet luftarake tregoi zgjuarsi por edhe trimëri.

ISLAM IBRAHIM YMERI. Lindur e rritur në fshatin Garunjë e Madhe të Peqinit në një gjirin e një familjeje të njohur, në vatrën e së cilës mbahej vazhdimisht ndezur zjarri atdhetar. I dashur mes shokëve dhe i disiplinuar mes luftëtarëve, Ismaili kudo tregoi guxim dhe trimëri.

JOSIF KOLI PAMBUKU-Ardhur në formacionet partizane të Pezës nga fshati Bubullimë i rrethit të Lushnjës. Ishte 29 vjeç. Kudo qe treguar i dashur me shokët dhe shembullor në mendime dhe veprime. Gjatë luftës së Germejit tregoi shpirt të lartë guximi dhe ndjenjë të lartë sakrifice.

ERMINIO KOSTANDINI. Ishte një ndër ushtarët e ardhur në batalionin partizan mbasi kishte dezertuar prej ushtrisë italiane. U përfshi në gjirin e partizanëve si antifashist trim. Ka qenë edhe një shënues i shkëlqyer i mitralozit të rëndë “Breda 8mm”

SLLOBODAN STOIÇIT. Ishte vetëm 25 vjeç. Kishte lindur ne Gjilan të Kosovës, arrestuar dhe burgosur si arsimtar. Arratiset dhe vjen partizan në Pezë, në Maj të viti 1944. Ka qenë antifashist i vjetër. Kudo por sidomos në Germenj tregoi shpirt të lartë sacrifice.

Sherbet Rexhep Karuli

Veteran dhe invalid i Lanç-it

Pjesëmarrës në këto luftime