Një gotë verë, mund t’ju ndihmojë të mbani veshkat të shëndetshme

520
Sigal

Polifenolet që gjenden tek vera kanë cilësi anti-oksiduese dhe anti-inflamatore, ndihmojnë për të shpjeguar efektet mbrojtëse të verës

Kërkuesit kanë zbuluar se një gotë e vogël verë në ditë, mund të ndihmojë edhe zemrën, tek ata që tashmë vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Studimet e reja tregojnë se një gotë verë herë pas here, mund të ndihmojë për t’i mbajtur veshkat të shëndetshme. Studiuesit shtojnë se për ata që tashmë vuajnë nga një sëmundje e veshkave, e cila e vë personin në rrezik më të lartë për të pasur probleme kardiovaskulare, konsumi i moderuar i verës mund të ndihmojë me zemrën e tyre. “Ata (me veshka të shëndetshme) që pinin më pak se një gotë verë në ditë, rreziku i tyre për të pasur sëmundje kronike të veshkave, ishte 37% më i ulët se i atyre që pinin më shumë verë”, tha autori kryesor i studimit, Dr. Tapan Mehta, një praktikant i mjekësisë renale në Universitetin e Kolorados, në qendrën mjekësore Anschütz, në Aurora . “Ata që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave, të cilët pinë më pak se një gotë verë në ditë, kishin një rrezik 29% më të ulët të ndodhive kardiovaskulare (në krahasim me ata që nuk pinin verë)”, shtoi ai.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf