Një familje maqedonase shet floririn për skrap në Elbasan, KURUM, e mban sekret

    726
    Sigal

    Shkuan për të shitur skrap dhe dorëzuan një kasafortë të mbushur me flori, e cila mund të mbulojë shpenzimet e rrugës Pogradec – Elbasan

    E shitën për skrap, por rezultoi flori i pastër. Ata që e shitën janë banorë të Maqedonisë dhe tani kanë disa ditë që nuk i zë gjumi nga marazi. Ndërsa eksperti që e konstatoi gjatë blerjes, pësoi gjendje të fikëti. Kjo ka ndodhur me një pikë grumbullimi të Elbasanit, ku specialisti përkatës sapo konstatoi floririn, i ra të fikët. Ngjarja ka ndodhur kur punonjësit e një pike të grumbullimit dhe shitjes së shkrirjes së skrapit, konstatuan brenda një kasaforte të mbyllur se aty gjendej një sasi e madhe floriri, me të cilën mund të mbuloheshin shpenzimet për ndërtimin e rrugës Elbasan- Pogradec. Ndërkaq, njerëzit e thjeshtë që e kanë konstatuar kasafortën, kanë ndenjur dy-tre ditë pa gjumë, për gabimin, që nuk  e kanë hapur atë. Sepse sasia e floririt ishte e tillë që çdo njeri, që mund ta hapte atë, do të siguronte jetën, për 60 vjet resht. Por duket se indiferenca e njerëzve, e ka çuar floririn drejt pikës së shkrirjes, ku pas ekzaminimeve, zbulimi i arit e ka kthyer atë ditë në një feste të vërtetë, ndërsa ditën e punës në një ditë pushimi për punonjësit e grumbullimit. Në fakt, një familje në Maqedoni ishte shumë e varfër dhe për të siguruar bukën e gojës pjesëtarët e saj mblidhnin hekura të vjetra, të cilat i shisnin për skrap. Në këtë mënyrë ata futën në këtë grumbull hekurishtesh një kasafortë të rëndë që ishte e mbyllur. Dhe pikërisht aty u gjend floriri, që i bëri të gjithë, që të flisnin me vete. Eksploruesit e thesarit kanë vite që lodhen në malet shqiptare, ashtu si dhe nëpër filma, jo pak dhe eksplorues që prej 20 vjetësh gërmojnë në tokën shqiptare, ku shumë herë u fol dhe për një tjetër kompani turke që punoi në rehabilitimin e rrugëve në Shqipëri, ku gërmonin në vende të vjetra, si në Qafë Thanë, etj.. Ndryshe ndodh me “KURUM”, të cilit i ra “Telebingoja” shqiptare, por këtë radhë me arin shqiptar, por dhe me tapitë e lëshuar që prej “sulltanit”, kjo zbulohet para disa ditëve në mënyrë rastësore nga një punëtor i oksigjenit. Ka qenë skrapi i ardhur nga Maqedonia, i cili përfundon në furrat e shkrirjes së KURUM-it në Elbasan, ku sipas një burimi tepër konfidencial, por të sigurt, një arkë e veçantë, e cila nuk hapej, ose një kasafortë, e mbyllur hermetikisht, bëri që specialistët të përdornin oksigjenin për ta prerë, por habia ka qenë e madhe. Sapo specialisti ka prerë me oksigjen hekurin special ka mbetur i habitur. Madje dhe në gjendje të fikëti. Ka parë monedha floriri, lingota, pllaka floriri, orë, tapi shtëpish, si dhe mjaft tapi turke, që shkruanin për prona të shqiptarëve të Maqedonisë, por që ishin të lëshuara nga shteti turk, ndoshta të kohës së sulltanit. Më pas menjëherë është dhënë njoftimi në drejtuesit e kompanisë, ku është dhënë urdhri të mos bëhet asnjë veprim. Pastaj kanë ardhur përfaqësuesit e saj në Tiranë, ku sipas punonjësve ka qenë vetë drejtori i madh i kompanisë që është marrë me këtë çështje, ku ka marrë gjithë “arkën” dhe e ka dërguar në Tiranë. Sipas burimeve flitet se janë njoftuar instancat shtetërore, por kjo nuk është e vërtetuar, ashtu siç nuk janë bërë zyrtare dhe pjesa e zbulimit të thesarit shqiptar në mjediset e skrapit të kompanisë. Megjithatë këto janë burime konfidenciale dhe të sigurta që kanë dalë vetëm për gazetën “Telegraf”, por do të jenë strukturat shtetërore për të hetuar se sa e vërtetë është, se nga ka ardhur dhe nëse janë të regjistruar kamionët që sjellin skrap në Shqipëri etj.. Por fatmirësisht ka qenë Zoti që ka bërë që pasuria e çmuar e shqiptarëve të mos përfundonte në furrat e shkrirje, ndoshta dhe kurioziteti i kësaj arke të vjetër, ka bërë që punëtori ose drejtuesit të ishin kureshtarë se çfarë mundet të kishte në këtë lloj “kasaforte”. Gjatë një investigimi zbuluam se këtu fshihet një thesar i tërë floriri. Por personat përkatës të kësaj firme po e mbajnë tepër sekret këtë ngjarje.