Nisin procedurat për pararregjistrime në Universitetet italiane për vitin akademik 2015-2016

    539
    Studentët shqiptarë të cilët synojnë të vazhdojnë studimet e larta në Itali, u bëhet me dije se janë hapur procedurat për para-regjistrime në universitetet publike italiane për vitin akademik 2015-2016. Hapja e procedurave për regjistrim në universitet Italiane vjen pas mbylljes me sukses të eventit “Studiare in Italia”, organizuar më datë 18.04.2015 nga Ambasada Italiane në Tiranë dhe Instituti Italian i Kulturës, ku u promovuan 22 universitete publike italiane. Ndërkohë bëhet e ditur se këto procedura, janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra për banorët e qyteteve të mëposhtme: 
    Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë. Ndërsa studentët që dëshirojnë të regjistrohen në “Corsi Ad Accesso Programmato” (kurset me numër të mbyllur) duhet të regjistrohen për testin e pranimit në adresën e internetit: www.universitaly.it. Studentët e interesuar për të ndjekur studimet në universitet italiane, duhet të kalojnë në tre faza, të cilat po i paraqesim më poshtë:
    FAZA E PARË: PARAQITJA E KËRKESËS PËR PARA-REGJISTIRMIN
    Deri më 10 korrik 2015 studentët që duan të aplikojnë për procedurën e para-regjistrimit pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, duhet të caktojnë një takim përmes shërbimit PRENOTA ONLINE, të kësaj faqeje interneti, duke zgjedhur shërbimin “Regjistrimet universitare”. Studentët minorenë duhet të jenë të shoqëruar nga të dy prindërit në kohën e paraqitjes së kërkesës për para-regjistrim.
    Studentët duhet të paraqitën në datën e takimit me dokumentacionin e mëposhtëm: 
    1. Çertefikatë personale. 
    2. Formulari i regjistrimit (modeli A) tërësisht i plotësuar në çdo pjesë por i pa firmosur. Studentët në kërkesë duhet të shënojnë qartësisht vetëm një degë universitare. 
    3. Formulari i autoidentikimit të fotografisë, i plotësuar me të dhëna personale, por i pa firmosur; 
    4. Dëftesa e Pjekurisë në origjinal (ose kopje e konfirmuar me origjinalin). Studentët që nuk zotërojnë dëftesën origjinale do të dorëzojnë një vërtetim zëvendësues me rezultatet e të gjithë viteve. Nxënësit e regjistruar në vitin e fundit të shkollës së mesme, që do të marrin dëftesën në 2015, do të paraqesin një fotokopje të palegalizuar të “Formularit A1”’ me të cilin janë regjistruar on-line për provimet e maturës 2015. Këta nxënës duhet të dorëzojnë në Ambasadë dëftesën origjinale ose fotokopje të noterizuar përpara lëshimit të vizës. Ndërsa studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale), jo me numër të mbyllur, si psh. specializim ose kurs të shkurtuar duhet të dorëzojnë përveç dëftesës së maturës shtetërore, edhe diplomën universitare, listën e provimeve dhe programin e detajuar të studimeve. Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit trevjeçar, që do te marrin diplomën brenda verës së vitit 2015, duhet të dorëzojnë një vërtetim me provimet e dhëna. Diploma përfundimtare do të dorëzohet në Ambasadë përpara lëshimit të vizës. Dokumentet e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, dokumentet duhet të apostilohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati Kulturës, tel. 04/2379580) ose nga njëri prej përkthyesve të betuar lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen e internetit te Ambasadës. Ndërsa dokumentet universitare duhet të vulosen pranë Rektoratit, të apostilohen nga Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare dhe më pas të përkthehen në gjuhën italiane, gjithmonë nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga njëri prej përkthyesve të betuar, lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen e internetit të Ambasdës. Duhet bërë kujdes se nëse diploma universitare, nuk përmban të dhëna të plota personale, dokumentacioni i kërkuar do të plotësohet nga një certifikatë e lëshuar nga Instituti Universitar i cili do të shënojë përsëri, të dhënat personale të plota të studentit, si dhe ato që lidhen me degën e studimit. 
    5. Njohja e gjuhës italiane në nivelin B2. Fotokopje e Çertifikatës e lëshuar nga Universiteti për të Huajt i Perugia-s (CELI), Universiteti për të Huajt i Siena-s (CILS), Universiteti Roma 3, Shoqata Dante Alighieri ose nga IIC (Instituti Italian i Kulturës). Studentët që do të kryejnë provimin në sesionin e afërm për njohjen e gjuhës, mund të paraqesin regjistrimin në provim (këta studentë do të pranohen me rezervë në para-regjistrim; procedura e lëshimit të vizës do të përfundojë me sukses nëse kalohet provimi). Për studentët që marrin pjesë në kurset universitare me numër të programuar, njohja e gjuhës së mësipërme duhet te konsiderohet e mirëqene, nëse të dhënat e tilla rezultojnë kur të kenë kaluar testet në Itali dhe të jenë pranuar nga Universiteti. 
    6. Fotokopje e pasaportës. 
    7. Dy fotografi me ngjyra, format pasaporte. 
    8. Pranimi i shkarkuar nga portali www.universitaly.it me kod që provon regjistrimin e aplikimit eskluzivisht për studentët që dëshirojnë të marrin pjesë në testet për pranim në “Corsi Ad Accesso Programmato ”. 
    Dokumentacioni duhet të dorëzohet në zarf, ku duhet të shënohen: 
    • Emri dhe mbiemri i studentit
    • Universiteti, Fakulteti, Dega e studimit
    • Numri i telefonit (celular dhe telefon fiks)
    • Adresa e postës elektronike (e-mail)
    • Zyra e Postës Shqiptare që mbulon zonën e banimit të studentit 
    Aplikuesit duhet ti shkruajnë të dhënat e më sipërme mbi zarf dhe të plotësojnë të gjithë modularet me germa kapitale dhe me shkrim të lexueshëm. Studentët mund të konsultohen në faqen e Ambasadës Italiane në internet www.ambtirana.esteri.it per azhornime të mëtejshme. 
    FAZA E DYTË: DËRGIMI I DOKUMENTACIONIT PËR KËRKESËN E VIZËS
    Nga 1 qershor 31 korrik 2015, studentët që kanë bërë kërkesën për para-regjistrim, duhet t’i dorëzojnë Ambasadës Italiane, nëpërmjet Postës Shqiptare dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e vizës. Në fazën e dytë nuk është e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në Ambasadë: Të interesuarit do të dorëzojnë në zarf dokumentacionin e nevojshëm përmes zyrës postare të banimit.
    Dokumentet që duhet të dorëzohen me zarf janë:
    1). Nëse nuk është dorëzuar gjatë para-regjistrimit dëftesën e pjekurisë (eventualisht bashkë me diplomën universitare, me listën e notave dhe me programin e detajuar të studimeve në rastin e regjistrimit në master) origjinal ose kopje e noterizuar, të apostiluar në Ministrinë e Jashtme dhe të përkthyer nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga një përkthyes i betuar lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen e internetit te Ambasadës.
    2). Formulari për kërkesën e vizës, tërësisht i plotësuar dhe firmosur, me 2 fotografi të bashkëngjitura.
    3). Deklaratë mbi të dhënat personale, tërësisht i plotësuar me datë e firmë;
    4). Pasaportë e vlefshme mbi tre muaj pas skadencës së vizës së kërkuar; kopje e faqes së pasaportës me të dhënat personale;
    5) Deklaratë për vendbanimin në Itali:
    • Në rast qëndrimi pranë një personi privat, deklaratë strehimi nga data e fillimit të vizës deri më 31.01.2016, fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë nga pritësi (p.sh. nëse është shtetas i huaj, lejen e qëndrimit (permesso di soggiorno) ose faturat e rinovimit, nëse është shtetas i BE-së, pasaportën ose kartën e identitetit);
    • Në rast qëndrimi pranë enteve apo institucioneve fetare, deklaratë strehimi nga institucioni dhe një fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë të ftuesit: 
    • Në rast qëndrimi në hotel, prenotim hoteli për qëndrim jo më të shkurtër se një muaj. 
    6) Sigurim shëndetësor për udhëtim, mund të bëhet pranë shoqërive të sigurimit si shqiptare ashtu dhe italiane, por që në asnjë rast nuk duhet të përmbaje kufizime ose përjashtime të asnjë lloji (as për sëmundjet e mbuluara nga siguracioni as përsa i perket tarifave të përcaktuara për një shtrim spitalor urgjent) i vlefshëm nga data e fillimit të vizës deri më 31.01.2016.
    7. Vërtetim Bankar për zotërimin e burimeve financiare të studentëve të përcaktuara nga legjislacioni MIUR (të paktën 5.830,76 euro). Posedimi i këtyre fondeve duhet të jetë drejtpërdrejt të përdorshme nga nxënësit (llogari personal) dhe nuk mund të vërtetohet përmes garancive.
    8) Nje zarf bosh (i domosdoshëm për kthimin e dokumentacionit), sipër zarfit duhet të shënohen detyrimisht të dhënat e mëposhtme: Mbiemër, emër; emri i universitetit, kursi i studimit, adresa e email-it, numrat e kontaktit, fix dhe atë celular, si dhe numri i zyrës postare që mbulon territorin e banimit të studentit .
    FAZA 3: MARRJA E PASAPORTES ME VIZE DHE DOKUMENTACIONIT 
    Nga 1 Korrik deri më 25 Gusht 2015, pas verifikimit të kërkesave të përcaktuara nga rregulloret, Ambasada Italiane do të lëshojë vizën për studim/universitet. Lëshimi i vizës nuk nënkupton pranimin automatik në Universitetin e përzgjedhur. Për tu informuar mbi pranimin, studentët duhet t’i drejtohen direkt universiteteve. Për të bërë të mundur kthimin e dokumenteve, studentët duhet te paguajnë Postës një tarifë të posaçme unike për të gjithë prej 200 lekësh (TVSH e përfshirë) e vlefshme për të gjithë qytetet e Shqipërisë. Procesi i ridorëzimit të pasaportës dhe dokumentacionit të legalizuar do të kryhet brenda muajit gusht 2015. Sipas dispozitave aktuale, vizat për studim / universitet që lëshohen do të jenë të vlefshme nga data e fillimit të udhëtimit deri në 31 janar 2016. Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, përkatësisht për ata që janë banorët e qyteteve të mëposhtme: Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.
    SI DUHET TE VEPROJNE PRAKTIKISHT NXENESIT DHE STUDENTET PER PERZGJEDHJEN E UNIVERSITETIT KU DESHIROJNE TE APLIKOJNE PER STUDIME ?
    1. Hapi i parë futuni në adresën e internetit:
    http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/
    2. Hapi i dytë në anën e majtë të faqes, do të klikoni sipër aty ku shkruhet 
    nelle Universita italiane.
    3. Hapi i tretë. Pasi te klikoni aty do të hapet një faqe ku shkruhet Universita dhe poshtë kësaj fjale duhet të përzgjidhni universitetin e atij qyteti që keni menduar të ndiqni prsh. Universita Politecnico di Bari dhe klikoni Invia.
    4. Hapi i katërt. Do ju shfaqet një tabelë me disa kolona ku përmenden në kolonën e parë: “FACOLTÀ”( këtu janë paraqitur të gjitha fakultetet që ofron ky universitet)
    në kolonen e dytë: “CLASSE DELLE LAUREE” (paraqiten disa shkronja si prsh L = Laurea trienale (pra cikli Bachelor – 3 vjeçar nga fillimi i studimeve universitare), LM = Laurea Magistrale ( a ciclo unico cikli 5 vjeçar i pashkëputur në 3+2 ), LMG = (e sigurtë që është 5 vjeçare, pra 5 vjet rresht). Ju nqs jeni student që doni të filloni universitetin për herë të parë në ciklin 3 vjeçar fokusohuni tek shkronja L. Studentët që e kanë përfunduar ciklin 3-vjeçar ose janë në përfundim të tij duhet të fokusoheni te shkronja LM ose LMG.
    Ne kolonën “POSTI PREVISTI PER STUDENTI STRANIERI” do vëreni një numër që tregon numrin e vendeve vakante që universiteti ofron për studentët e huaj. Por duhet të keni kujdes sepse në kolonën e fundit ‘DI CUIDETT” do shikoni një lupe ngjyre blu. Klikoni mbi lupen dhe do ju shfaqet një shpjegim. Shpjegimi ka të bëjë me numrin e përgjithshëm të vendeve vakante të rezervuara që do të jetë e barabartë me numrat e shpallura sipas kësaj kolone duke zbritur numrin e vendeve që janë rezervuar nga projekti Marco Polo ( projekt për vendet aziatike). 
    Prsh: 
    FACOLTÀ CLASSE DELLE LAUREE CORSO TIPO
    CORSO SEDE POSTI
    PREVISTI
    PER STUDENTI
    STRANIERI DI
    CUI DETT.
    AGRARIA L-25-Scienze e tecnologie agrarie e forestali Scienze e tecnologie agrarie C BARI 20 
    Për të printuar modularët që duhet të plotësohen sipas këtij udhëzimi, fillimisht duhet klikuar në link-un e Ambasadës Italiane në Tiranë ;
    http://www.ambtirana.esteri.it/Ambasciata_Tirana/Archivio_News/DISPOSIZIONI+AI+FINI+DELLE+PRE+ISCRIZIONI+ALLE+UNIVERSIT%C3%80+ITALIANE.htm
    dhe më pas duke klikuar te secili nga kërkesat e mëposhtëm:
    1. Domanda di iscrizione (modello A) 
    2. Modulo per l’autentica di fotografia
    3. Formulario di richiesta del visto,
    4. Dichiarazione sui dati personali,
    5. Dichiarazione di ospitalità,
    Patronati “INAS ALBANIA”, jep të gjithë konsulencën e nevojshme, që nga fillimi i procedurave dhe deri në mbylljen e tyre për të gjithë studentët që paraqiten pranë zyrave tona. Të gjitha shërbimet tona janë falas, pa asnjë lloj pagese. Edhe mbas fitimit të së drejtës për studime në Itali, Patronati ynë, ndihmon studentët shqiptarë, nëpërmjet strukturave që ka në të gjithë Italinë, deri në akomodimin e plotë të tyre. 
    Patronati INAS CISL ALBANIA
    Naim Balluku
    Sigal

    Beskida Aliaj