Nishani-të përndjekurve: Do influencoj për zgjidhjen e problemeve

    362
    Sigal

    Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka pritur dje në një takim përfaqësues të bashkimit të shoqatave të të përndjekurve politikë, pas kërkesës së tyre, për zbatimin e plotë dhe pa asnjë ekuivok të Rezolutës 1481 të Këshillit të Europës, për Dënimin Ndërkombëtar të Krimeve të Regjimeve Totalitare Komuniste, ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, më 30 tetor 2006. Gjatë takimit përfaqësuesi i ish të përndjekurve politikë Fatmir Hoxha tha se Kuvendi duhet të miratojë me prioritet maksimal brenda dt. 31 dhjetor 2014, Ligjin e Lustracionit si dhe bërjen publike të të gjitha dokumenteve që dëshmojnë krimet e regjimit komunist. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u shpreh se do të ushtrojë të gjithë influencën e tij, brenda kornizës ligjore institucionale, në mënyrë që kërkesat legjitime të të përndjekurve politikë të marrin një rrugëzgjidhje përfundimtare, në mënyrë që Shqipëria të shkëputet e njëherë e përgjithmonë nga e shkuara e saj.