Nishani dekreton zgjedhjet për Kavajën, ja kur do votohet për kryebashkiakun e ri

520
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve për kreun e ri të Bashkisë së Kavajës. Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Elvis Rroshit, Kreu i Shtetit me dekret të posaçëm ka vendosur që qytetarët e Kavajës t’i drejtohen kutive të votimit më 7 maj.
Elvis Rroshit iu hoq mandati si kryetar i bashkisë së Kavajës në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Nuk dihet pas këtij hapi se cila do të jetë lëvizja e PD¬-së, e cila prej 18 shkurtit është në protestë dhe bojkot të Kuvendit, duke kërkuar largimin e Ramës dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme
Sigal