Nis viti arsimor, 30 mijë nxënës për herë të parë në bankat e shkollës

    331
    Rreth 30 mijë fëmijë do të ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, duke nisur një fazë të re e të gjatë në jetën e tyre. Ndërkohë, e hëna shënon fillimin e vitit të ri shkollor edhe për 489 mijë nxënës dhe 36 mijë mësues në të gjithë vendin. Ky vit përbën risì për sistemin arsimor, pasi për herë të parë janë shtuar 120 laboratorë, ku mësimi do të zhvillohet me pajisje dixhitale. Po ashtu, nga reforma që Ministria e Arsimit ndërmori këtë vit, nxënësit e klasave të para dhe të gjashta, do të punojnë e mësojnë me tekste shkollore krejt të ndryshme nga paraardhësit e tyre. Por, edhe pse është punuar që gjithçka të shkojë më së miri, duket se në ditën apo javë e parë të shkollës do të jetë mungesa e një sërë tekstesh, si anglishtja e klasës së 6-të, por edhe zhvillimi i mësimit me dy turne për një numër të madh shkollash në Tiranë dhe Durrës. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ditën e djeshme ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë nxënësit e mësuesit, si dhe ka paralajmëruar reformat e mëtejshme, që do të ndërmarrë Ministria.
    Sigal