Nis viti akademik 2015-2016, universitetet publike e private hapin sot dyert

    420
    Studentët në të gjithë vendin kanë nisur sot vitin e ri akademik 2015-2016. Universitetet publike dhe private kanë hapur nga sot dyert për studentët në të gjithë Shqipërinë. Qeveria Shqiptare këtë vit ka miratuar 18 986 kuota për 289 programe studimi, në të cilat kanë aplikuar 29 168 kandidatë. Ndërkohë, në orët në vazhdim ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, do të jetë e pranishme në aktivitetin që do të zhvillohet në sallën “Liria” në Qytet Studenti, me rastin e hapjes së këtij viti akademik.
    Sigal