Nis trajnimi i mjekëve, Beqaj: Rrisim cilësinë dhe besimin tek pacientët

    398
    Sigal

    TIRANE – Rreth 7000 mjekë dhe infermierë të kujdesit parësor do t’i nënshtrohen tranjimit për të venë në zbatim Paketën e kontrollit Bazë Falas të Popullatës 40-65 vjeç të prezantuar në mars të këtij viti. Prej datës 21 korrik ka nisur trajnimi i mjekëve që më pas do të trajnojnë punonjës të sistemit të kujdesit parësor në katër qarqe, Lezha, Gjirokastra, Shkodra dhe Kukësi, ndërsa në javën e ardhshme do te tranjohen edhe personeli mjekësor nga qarku i Korçës dhe i Fierit. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroj ne trajnim se paketa e kontrollit bazë është një nga tre prioritetet kryesore të shënderësisë në këto katër vjet. “Është elementi i parë real drejt mbulimit universal dhe është ndoshta edhe përpjekja serioze për të patur një qasje të re për të vendosur në qendër të sistemit qytetarin, që ende nuk është pacient, të shëndetshmin, që ende nuk është diagnostikuar si i sëmurë. Besoj se funksionimi normal i këtij programi, do ta rrisë peshën e qendrës shëndetësore, do ta rrisë peshën e mjekut të familjes. Gjithashtu, njerëzve do t’u rrëzojmë murin e drojes që kanë, se nuk shkojnë dot atje se kanë frikë mos paguajnë nën-dorë, as këtë s’do ta kenë.” tha Beqaj . Tranjuesi i mjekëve për kursin e sotem Roland Shuperka e cilësoj mjaft të nevojshëm këtë tranjim pasi 85% e popullsisë kanë kontaktin e parë me mjekun e familjes. Numri total i trajnerëve do të jetë 100, ndërsa puna e personelit të tranjuar do të nisë në shtator në të gjithë vendin për rreth 900 mijë vetë. Paketa synon kotrollin e disa sëmundjeve kronike që më shumë prekin këtë grup-moshë të popullatës shqiptare, përmban ekzaminime dhe vlerësime mjekësore. f