Nis shpërndarja e teksteve shkollore

    380
    Teksa jemi në prag të vitit të ri shkollor, tashmë ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore. Në të gjithë vendin ka nisur shpërndarja e librave shkollore, një pjesë e madhe e të cilave janë rishikuar nga shtëpitë botuese. Lidhur me këtë çështje është prononcuar Agim Leka, këshilltar i ministres së Arsimit. 
    “Të gjithë tekstet kanë kaluar në sitën e mësuesve dy herë radhazi. Të gjitha vërejtjet e bëra nga mësuesit janë marrë nga botuesit dhe të gjitha korrigjimet, ata janë të detyruar t’i botojnë. Botuesit kanë qenë shumë të impenjuar për këtë gjë, që produkti të ishte sa më pranë kërkesave”, ka thënë ai.
    Sigal