Nis protesta ”Për Universitetin”, studentët drejt sheshit ‘Nënë Tereza

694
Ka nisur para pak minutash protesta e studentëve në lidhje me tarifat e arsimit të lartë dhe jo vetëm.
Me banderolat ‘’për universitetin për shoqërinë”, sudentët kanë nisur marshimin e tyre nga Universiteti i Shkencave Sociale në drejtim të korpusit ‘’Nënë Tereza”.
Media raporton se pjesëmarrja ka qenë masive. Që prej miratimit të ligjit për arsimin e lartë protestat e studentëve kanë qenë të shumta dhe pse në shumicën e rasteve kanë rënë në vesh të shurdhët.
Vetem pak ditë më parë ishin studentet e fakultetit të Mjekësisë që zhvilluan një protestë në ambjentet e Universitetit.
Studentët kërkojnë uljen e tarifave, mundësinë e pagesës me këste, si dhe mbrojtjen e gjuhës së huaj në institucionet shtetërore të arsimit.
Sigal