Nis pastrimi i bregdetit nga ndotja, në kërkim përgjegjësit

469
Ka nisur aksioni për pastrimin e vijës bregdetare në Durrës të ndotur me karburant si dhe hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj situate.
Ndërkohë helikopterë të ushtrisë po patrullojnë vijën bregdetare për të parë nëse ka njolla të tjera ndotje .
Ndërkohë në vijim pritet edhe dalja e rezultateteve laboratorike të kampionëve të marrë nga ndotja për të parë se cilës nga anijet që kanë qenë në radë 2 netë më parë i përkasin.
Angazhohet edhe ushtria, patrullim nga ajri dhe deti
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, bën me dije se forca Detare me dy anije anti-ndotje, një anije patrulluese, një helikopter i Forcës Ajrore dhe një kontigjent prej 30 trupash po ndjekin nga afër situatën e krijuar në plazhin e ndotjes.
“Forcat e Armatosura që në orët e para të mëngjesit po ndjekin nga afër situaten e krijuar në plazhin e Durresit. Forca Detare me dy anije anti-ndotje, një anije patrulluese, një helikopter i Forcës Ajrore dhe një kontigjent prej 30 trupash për të evidentuar dhe për të ofruar zgjidhje për qytetarët. Edhe njëherë tjetër FA në gatishmëri absolute për të ardhur në ndihme të gjithe banorëve”.
Sigal