Nis legalizimi për shqiptarët që punojnë në të zezë në Itali

    429
    Sigal

    Ndërmarrjet apo familjet që kanë punësuar të huaj pa dokumente nuk do të kenë pasoja. E thënë shkurt, nëse kanë punësuar të huaj pa dokumente, ligji që ndëshkon punësimin në të zezë, si edhe punësimin e emigrantëve të parregullt, pra emigrantët që punojnë në të zezë, do të pezullohet përkohësisht. Domethënë që të huajt pa dokumente do të mund të marrin një leje qëndrimi. Domethënë, që erdhi çasti i shumëpritur për qindra mijëra vetë: sanatoria. Quajeni po deshët edhe ‘regolarizzazione’, sipas terminologjisë së ‘politikisht korrekt’ ku fjala Sanatore është e ndaluar pasi shkakton reagime nervoze në radhët e politikanëve të partive apo një pjese të madhe të votuesve, kjo ‘dispozitë e përkohshme’ e përfshirë në dekretin legjislativ të miratuar më gjashtë korrik nga Këshilli i Ministrave është nënshkruar tashmë nga Presidenti i Republikës dhe për pak ditë do të botohet në Gazetën Zyrtare.

    për më shumë lexoni Gazetën Telegraf