Nis gjyqi ndaj ish-presidentit të Bregut të Fildishtë, akuzohet për krime kundër njerëzimit

    50
    Teksa gjyqi historik në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës ka nisur, ish-presidenti i Bregut të Fildishtë Laurent Gbagbo ka mohuar akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
    Ai është i pari lider shteti që gjykohet në Hagë, teksa akuzohet për nxitje të luftës civile pas humbjes në zgjedhjet e 2010, konflikt i cili shkaktoi 3 mijë viktima.
    Ish-Presidenti u arrestua në prill të vitit 2011 nga forcat besnike të presidentit Ouattara, të mbështetura nga trupat franceze dhe më vonë po atë vit u ekstradua në Hagë.
    70-vjeçari Gbagbo u shfaq i qetë dhe madje i qeshur në nisje të seancës teksa shtrëgoi duart me ekipi e tij të mbrojtjes të cilët thanë se nuk dyshojnë në pafajësinë e tij. Jashtë tribunalit qindra përkrahës u mblodhën në mbështetje të tij.
    Gbagbo, i cili u pasua nga rivali i tij Alassane Ouattara pasi Franca ndërhyri për t’i dhënë fund luftës katër mujore, përballet me katër akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
    Megjithatë kjo çështje është edhe një sprovë e madhe për gjykatën e krimeve të luftës për të ndjekur penalisht një politikan të profilit të lartë pas kaosit të krijuar në rastin e Presidentit të Kenias Uhuru Kenyatta, ku pati një përpjekje të ashpër lobuese diplomatike nga Kenia dhe aleatët e saj afrikanë.
    E ngritur 13 vjet në parë për të hetuar krimet e rënda ndërkombëtare, gjykata e Hagës deri tani ka dhënë vetëm dy dënime për dy kryekomandantë afrikanë.