Nikolla përuron palestrën për fëmijët e “Zyber Hallullit”: Kujdes çdo ditë!

    392
    Sigal

    TIRANE – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla vizitoi sot, shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” ku prezantoi nismën “Të festojmë së bashku” dhe përuroi terrenin e ri sportiv për këta fëmijë.

    Në kuadër të kësaj nisme, nxënësit e gjimnazit të Tiranës, “Qemal Stafa” u dhuruan fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli”, dhurata të ndryshme.

    “Ky është rasti i Tiranës, por kudo në Shqipëri, shkollat po zhvillojnë aktivitete duke shkëmbyer dhurata, për t’ju gjendur pranë njëri-tjetrit dhe fëmijëve që kanë më shumë nevojë në këto ditë festash”, tha Ministrja Nikolla.

    Gjithashtu, Ministrja Lindita Nikolla së bashku me fëmijët e kësaj shtëpie, përuruan palestrën e ndërtuar falë bashkëpunimit të MAS, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për këta fëmijë, ku ata mund të luajnë apo të merren me aktivitete fizike.

    Ministrja vlerësoi partneritetin publik-privat në shërbim të fëmijëve e nxënësve dhe shprehu mbështetjen e institucionit që ajo drejton për bashkëpunime të tjera në të ardhmen.

    “Krijimi i këtij terreni sportiv është një mundësi më shumë për këta fëmijë për t’u argëtuar e për t’u marrë më aktivitete sportive. Por, detyra jonë është që të kujdesimi çdo ditë për jetën e tyre dhe jo vetëm në ditë festash”, tha Lindita Nikolla.

    Në prag të atmosferës festive të fund vitit, Qeveritë e Nxënësve në institucionet arsimore parauniversitare në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë janë bërë nismëtare të sensibilizimit të nxënësve nëpërmjet përgatitjes së dhuratave për realizimin e nismës “Të festojmë së bashku”. –