Nikolla: 2015-2016, viti i luftës pa kompromis kundër dhunës në shkollë

    325
    Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me sherrin me thika në oborrin e gjimazit “ Asim Vokshi”në Bajram Curri, ku mbeti i plagosur një nxënës. Përmes një njoftimi për mediat, theksohet se “Nikolla pasi mori informacionin nga Zyra Arsimore Tropojë ka qënë në komunikim të vazhdueshëm me autoritet, për t’u siguruar që janë marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e jetës së nxënësi”t. Ndërkohë, me urdhër të Ministres së Arsimit, është nisur menjëherë grupi i inspektimit drejt qytetit të Bajram Currit për të verifikuar ngjarjen e cila ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës, si edhe për të marrë masat e nevojshme ndaj përgjegjësve. 

    MAS bën më dije se ka vendosur që një nga prioritet e saj në drejtim të sigurimit të cilësisë së dijes, përmirësimit të jetës dhe garantimit të formimit të një personaliteti të shëndoshë të fëmijëve shqiptar në institucionet arsimore parauniversitare për vitin e ri shkollor 2015-2016, të jetë zhvillimi i një fushate kombëtare për parandalimin e dhunës në shkolla. Ky plan veprimi është hartuar paraprakisht me Ministritë e linjës dhe në bashkëpunim me përfaqësues të shoqërisë civile. Në ditët në vijim, ky plan veprimi, do t’i përcillet të gjitha shkollave të vendit për t’u kthyer në plan kombëtar veprimi “Stop Dhunës në Shkollë”. Ministria e Arsimit dhe Sportit, nuk toleron asnjë veprim që cënon jo vetëm formimin e personalitetit të brezave të rinj, por mbi të gjitha që ndesh në shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijëve dhe të njeriut. Ndaj, viti i ri shkollor 2015-2016, është cilësuar nga MAS si viti i luftës pa kompromis kundër dhunës në shkollë.
    Sigal