Ngiste pa rrip makinën, i ofroi 10 mijë lekë policit për të shmangur gjobën, pranga 42-vjeçarit në Elbasan

463
Një tjetër rast mitdhënie është goditur në qytetin e Elbasanit. Në pranga ka përfunduar 42-vjeçari Urim Bomova, banues në Maqedoni, pasi i ofroi ryshfet policit rrugor me qëllim që t’i shmangej masës administrative.

“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin me targa DB 0478 AB në shkelje të Kodit Rrugor,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Në momentin e ndalimit 42-vjeçari ka tentuar t’i jap një kartmonedhë 1000 lekëshe punonjësit të policisë rrugore me qëllim që t’i shmangej gjobës pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
Sigal