Ngërçi i kempit në Fier, qytetarët: Presim me orë në radhë, Klosi: Do rishikohet skema

    368
    Feçor Korrna nga komuna Kurjan prej muajsh sorrollatet dyerve të shtetit në Fier për KEMP-in e vëllait Ramadan Korrna, që përveçse tetraplegjik ka dhe problem të rënda mendore.
    Nga mungesa e komisionit të KEMP-it, përveç korridorit të poliklinikës qëndrore, edhe ambientet e jashtme janë të mbushur me të sëmurë dhe familjarë të tyre.
    Ka nga ata që kërkojnë që komisioni i ngritur rishtaz t’u shkojë nëpër banesa, pasi të sëmurët janë të paralizuar dhe nuk lëvizin dot.
    Teksa ka parë nga afër situatën në Fier, ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, pohoi se tashmë 3 komisione të përbërë nga mjekë të ardhur nga Tirana, për një javë do punojnë cdo ditë nga ora 08:00-18:00 deri në shqyrtimin e të gjitha rasteve. Ministri garantoi se personat që kanë cuar në këtë situatë do mbajnë përgjegjësi.
    Blendi Klosi: “Shumë shpejt do të shikohen kriteret e të gjithë njerëzve që përfitojnë ndihmë nga shteti shqiptar. Brenda muajit do të mbyllim kriterin e vlerësimit në sektorin KEMP. Do të rishikohet e gjithë skema e mënyrës së vlerësimit”.
    Për Klosin, informatizimi i kartelës së personave që kanë nevojë për KEMP, shihet si zgjidhja që në të ardhmen do u jape fund radhëve dhe sorollatjeve. Megjithatë në Fier, ka mungesa të mjekëve specialistë, në rastin konkret të mjekut neorolog.
    Sigal