Ngacmon seksualisht fqinjën, arrestohet 26-vjeçari

448
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin Halit Mëhalla, 26 vjeç banues në fshatin Klos të Cërrikut, i denoncuar për ngacmim seksual nga fqinja e tij.
“Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet të jetë futur në banesën e shtetasit F. S., 51 vjeç dhe të ketë ngacmuar seksualisht vajzën e shtetasit F.S., shtetasen E.S., 18 vjeçe”, njofton policia. Pas ndalimit, policia njofton se materialet i kanë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. I arrestuari akuzohet për “Vepra të turpshme” dhe “Dhunimi i banesës” parashikuar nga nenet108/a dhe 112 të Kodit Penal.
Sigal