Nga krijimtaria e Rilindësve- Kostandin Kristoforidhi

    529
    Sigal

    Kostandin Kristoforidhi lindi në vitin 1827. Është veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit dhe i kulturës. Lindi në Elbasan, ndoqi nga viti 1847 gjimnazin Zosimea të Janinës, ku ndihmoi J. G. Hanin për të studiuar shqipen e për të hartuar një fjalor shqip-gjermanisht. Idetë më të rendësishme i ka shprehur në një letër drejtuar Nikolla Naços më 1888. Vepra themelore e Kostandin Kristoforidhit, për të cilën punoi gjithë jetën, është Fjalori i gjuhës shqipe. Më 1882 botoi Gramatikën e gjuhës shqipe sipas dialektit toskë; ka lënë edhe disa dorëshkrime me shënime gjuhësore. Provoi prozën me tregimin e shkurtër Gjahu i malësorëve Hieja e Tomorit (botuar më 1902).

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf