Nga jeta luksoze, në endacak rrugësh

521
Pasi i la të gjitha paratë e tij në drogë dhe në festa luksoze, i njohuri si “Ujku i Wall Street” ka përfunduar në rrugë. Tashmë jeta e tij ngjan me atë të një endacaku, që fle aty ku e zë nata dhe zgjohet aty ku e zë mëngjesi. William “Preston” King dikur kishte miliona dollarë, po aq sa Merrill Lynch dhe Oppenheimer & Co., jetonte në një apartament luksi në Manhatan dhe ngiste makina të shtrenjta. Por fati iu kthye kundra 52-vjeçarit, gjë të cilën e tregojnë edhe këto fotot, ku ai është duke fjetur mbi kartonët e picave në mes të rrugës. Jeta e tij e shfrenuar e ka lënë trokë, pasi pjesën më të madhe të parave i harxhoi për drogë, festa dhe pije.
Sigal