Neymar “monopolizon” shtypin botëror, të gjithë shkruajnë për të

569
Shtypi sportiv botëror është “monopolizuar” në faqet e para në temën Neymar-Barcelona-PSG.

“Ai mbërriti”, është titulli i francezes Equipe, që boton një foto të brazilianit në autoveturën e tij.
“Ai u largua”, është titulli tjetër që i referohet të riut Mbappé, i cili për momentin është pranë kalimit nga Monaco te City, te Real ose edhe te Barcelona.

Ndërsa gazeta spanjolle Mundo Deportivo, boton shkrimin “Lamtumire Neymar” dhe më poshtë “Hola, Coutinho Dembelé”, duke iu referuar dy objektivave të Barcelones për të harruar brazilianin.

Ndërsa britanikja Sun luan me fjalët: “Byecelona” dhe “Buycelona”, për objektivat si Coutinho dhe këtë herë Hazard në vendin e Dembelé.

“Paguaj dhe ik”, shkruan spanjollja As, ndërsa Marca ka titullin: “Transferimi që ndryshon historinë e futbollit”.
Sigal