Nexhmi Menzelxhiu/ 4 SHKURTI 1944, Terror përbindësh në Tiranë

1026
Sigal

 S’e fshin dot këtë aktakuzë as koha dhe as zëvendësimi i emrit të rrugës në Tiranë “Dëshmorë e 4 Shkurtit” me emrin e nipit të xhelatit Xhafer Deva

Masakra e 4 Shkurtit 1944, atë ditë të zezë në Tiranë, ishte një krim monstruoz gjakatar i kryer nga “SS” e Gastapos gjermane naziste dhe banda kolaboracioniste ballistë e legalistë, nën drejtimin e Ministrit te Brendshëm kuisling, të asaj kohe, Xhafer Deva, duke pasur në krye Xhelal Staraveckën, Osman Kazazin e të tjerë. Atë dite terrori të zi u pushkatuan e u mbuluan me gjak rrugët e Tiranes, 84 bij nënash të pafajshëm.

Ky terror masiv nazisto-ballist ka mbetur në kujtesën e popullit te kryeqytetit dhe të të gjithë Shqipërisë, si një nga ngjarjet më të egra ç’njerëzore, si një nga gjëmat më të rënda të Luftës së II Botërore, e ndërmarrë nga pushtuesit nazistë e veglat e tyre tradhtare, e ngjashme me masakrën e Borovës, me pushkatimet ne Kampin e Prishtinës, ato ne Pezës,etj. Ne atë natë dimri të ashpër, kudo u dëgjuan krisma të llahtarshme, të qara fëmijësh e kuje nënash, deri në agim… U pushkatuan mizorisht 84 njerëz dhe u tërhoqën zvarrë ashtu të mbuluar me gjak nëpër rrugë e nëpër rrugica. Veç këtyre u arrestuan dhe u burgosen apo u internuan, nëpër kampet naziste, 500 të rinj e të reja antifashiste.

Gjendeshin kudo, njerëz te hedhur mes pellgjeve të gjakut, të rinj komuniste antifashiste, por edhe punëtorë, deri edhe ushtarë italianë të cilët pas kapitullimit të Italisë fashiste, kishin gjetur strehë dhe mbrojtje në familje shqiptare. Në mes të të masakruarve kishte edhe antifashistë malazezë, të nxjerrë nga burgu, për këtë masakër etj.  Masakra e 4 shkurtit ndodhi në kohën kur pushtuesit nazistë ndërmorën ‘Mësymjet armike të Dimrit ’43-’44’, me forcat e Korpusit XXI dhe XXII dhe grupe “SS-esh”, mbështetur nga forca të xhandarëve kuislingë e kolaboracionistëve ballisto-zogistë që u përfshinë në 5 operacione, njeri pas tjetrit, me emra te koduar. Në ‘to morën pjese 40 mijë forca naziste dhe 12 mijë mercenare xhandaro-ballisto-legalistë, artileri e shumtë dhe tanke. Ajo filloi në Pezë me operacionin “505”, vazhdoi me operacionet e tjera, në të gjithë territorin e vendit dhe u mbyll me operacionin “PIK” në malësinë e Gjakovës e Tropojë, në mesin e Shkurtit, kur filloi Kundërmësymja e Ushtrisë partizane, me objektiva të qarta operativo-strategjike të Shtabit të Përgjithshëm të UNCSH.

Të tilla akte terrorizmi, nazistët gjermane në ato vite i praktikonin shpesh nëpër qytetet e Europës. Po ky në Tiranë me aq pak banorë por edhe për nga makabriteti e numri i madh i të masakruarve, qe i paprecedent. Nazistët e veglat e tyre, këtë terror të egër nuk e ndërmorën, në atë kohë ashtu siç e kishin zakon pas ndonjë aksioni te guerilasve, por me një qëllim tepër të përcaktuar qartë: atë për të shuar LANC të popullit shqiptar, të udhëhequr nga PKSH me në krye Frontin NÇ, në mënyrë që të siguronin krahë të sigurt trupave të tyre të pushtimit nga ndonjë zbarkim i mundshëm i Trupave Aleate në brigjet e vendit tonë, që sipas tyre pritej. Por siç dihet, LANÇ, në të kundërt u rrit me tej dhe qëllimi i tyre nuk dha rezultatet e pritura.

Ishin ditë që, siç vërtetojnë dokumentet e kohës dhe dëshmitarët okulare të jetuar, armiqtë naziste e krerët kolaboracionistë, të tërbuar nuk ngopeshin me gjak… Ne ato dite të intensifikimit të luftimeve rreth Tiranës e në Dajt ndodhte që për të mbjellë terror, nazistët e tradhtarët e Deves, i shëtisnin mbi gomarë partizanët e rënë në këto luftime.

Madje ka një foto që, ne veteranëve na ka mbetur në mendje, për makabritetin që pasqyronte në to e që ato ditë qarkullonte nga tradhtarët për të treguar “trimërinë e bishave “, dilnin duke u zgërdhirë dhe duke dredhur mustaqet, kur kishin drejtuar pushkët e revolet mbi partizanet e vrarë, në luftimet që përmendëm, më lart.

Lista e të rënëve në masakrën e 4 shkurtit

Xhemal Sojli, Sitki Çiço, Vasil Muzina, Haki Huta, Maliq Huta, Jani Koço, Sulejman Vrapi, Ramiz Treni, Vangjel Capo, Harito Harito, Ali Visha, Mina Thomai, Shemsi Haka,Todi Shkurti, Fadil Rada,Gjergj Legisi, Shaban Rada, Kurt Ukaj, Lake Sulaj, Vasil Muzina, (Nje italian i pa identifikuar) Islam Halla, Hasan Çeliku, Emrulla Kora, Sokrat Tako, Raxhioniere Ravezi, (italian),|orgji Marangozi (malazez), katër punëtorë te paidentifikuar, nje italian tjeter i paidentifìkuar, tre malazeze te nxjerre nga burgu, David Koen (izraelit), Dr, Stefan Pano,dy punëtorë te paidentifìkuar, Dhimiter Mihali, Vincenco Apel, një tjetër i paidentifikuar, dhe mjaft të tjerë deri te numri 84 që nuk qe e mundur te identifikoheshin, sepse qenë dëmtuar rëndë nga të shtënat, në fytyrë e në kokë.

(Marrë nga gazeta “Bashkimi” e 4 Shkurtit 1946)