Neshat Ndreu: Ja risitë për studentët në vitin e ri akademik, falë investimeve që do kryhen

    552
    Sigal

    INTERVISTË/ Z.Neshat Ndreu, drejtori i Shoqërisë “Trajtim Studenti Nr- 2” Tiranë: Të angazhuar për të bërë më të mirën

     

     Ndonëse jemi drejt mbylljes së një viti studentor dhe studentët do të shkojnë me pushime, në Shoqërinë e “Trajtim Studenti Nr- 2” Tiranë, puna jo vetëm vazhdon me të njëjtin ritëm por dhe me intensitetin më të lartë me qëllimin e vetëm që për vitin tjetër akademik studentët e akomoduar në godinat e kësaj shoqërie, të gjejnë kushte edhe më të mira jetese se sa tani. Drejtori i kësaj shoqërie, z.Neshat Ndreu gjendet në zyrën e tij teksa orienton dhe urdhëron vartësit për të bërë më të mirën e mundshme për të përmirësuar sa më shumë situatën brenda mundësive financiare që ka. Në një intervistë për gazetën “Telegraf”, ai flet për investimet e kryera nga kjo shoqëri përgjatë viteve 2010-2012 si dhe ndalet veçanërisht tek investimet që pritet të kryhen këtë vit. Ja si shprehet më tej ai.

    Zoti Ndreu a mund të na shpjegoni funksionin dhe qëllimin që ka Shoqëria “Trajtim Studenti Nr.2 Tirane dhe sa studentë ndodhen të akomoduar në këto godina?

    Shoqëria “Trajtim Studenti Nr. Tiranë, funksionon në bazë të Ligjit 9901 datë 14.04.2008 për “Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”. Në aktivitetin e saj Shoqëria ka si qëllim kryesor Trajtimin e Studenteve të Fakulteteve të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe të Fakultetit të Mjekësisë Stomatologjisë, Farmacisë, Infermierisë. Në Godinat e shoqërisë janë të akomoduar 2470 studentë që trajtohen nga ana e shoqërisë me fjetje, lavanteri dhe dushe. Shoqëria ka 8 godina në administrim, 4 godina janë në zonën Administrative të Njësisë Bashkiake Nr.7 me adresë rruga “Artan Lenja”. Godinat e Fakultetit të Mjekësisë janë në zonën administrative në njësinë bashkiake nr.4 përballë QSUT-së. Nga 8 godina që janë në administrim të shoqërisë, 6 godina kanë kapacitet prej 1870 studentësh dhe janë të banuara nga studentet femra të fakulteteve të ndryshme, si dhe 2 godina me kapacitet 600 studentë janë të banuara nga studentë meshkuj.

    Pas vitit 2005, kanë qenë të shumta investimet e Qeverisë në fushën e arsimit por dhe në qendrat universitare ku studentët ndodhen të akomoduar. A mund të na rendisni disa nga investimet të paktën pas 2010?

    Investimet në Kampuset e banimit të studentëve sigurisht që ka qenë prioritet i Qeverisë. Meqë më kërkuat t’iu konfirmoj të paktën investimet pas vitit 2010, po konstatoj se investimet e realizuara për vitin 2010 janë; rikonstruksion i nyjeve hidrosanitare në godinat 2,3, dhe 4. ING; furnizim-vendosje dyer, dritare te godina nr.3 dhe 4 ING; blerje pajisje Hotelerie; blerje kaldaje dhe pajisje kaldaje”; hidroizolim i tarracave e holleve godina nr.1,2,3,4  ING, pa harruar as blerjen dhe instalim kamerave të sigurisë në godina si dhe lyerjen e godinave nga brenda. Sa i përket vitit 2011 mund t’ iu konfirmoj se është bërë rikonstruksioni i nyjeve hidrosanitare, godina 3, Mjekësi; është bërë vendosja e dyerve dhe dritareve godina nr.2, ING, dhe godina nr.1, Mjekësi si dhe janë bërë blerje në pajisje Hotelerie. Po gjatë vitit 2011 është bërë dhe vendosja e lavamanëve në dhomat e godinave nr.1,3 dhe 4 Mjekësi“; si dhe shtrimi me pllaka i godinave nr.3 dhe 4,ING”; hidroizolim pjesor i tarracave në godinat nr.2,3 dhe 4 Mjekësi; lyerja e godinave nga brenda. Të tjera investime janë dhe veshja me pllaka majolike dhe ndarje me kartonxhes të ambienteve ku do të vendosen lavamanë në godinën 1,3,4 Mjekësi; si dhe rikonstruksioni i nyjeve hidrosanitare  në godinën 4, Mjekësi pa harruar as dhe rikualifikimin urban të lulishteve dhe terreneve sportive në sektorin ING, dhe në godinën nr.1 Mjekësi. Investimet nuk kanë munguar as gjatë vitit 2012 ku dua të përmend hidroizolimin e tarracave, godina nr.1,3 dhe4, ING, godina nr.1 Mjekësi”; shtrim me pllaka godina nr.3, ING “; “rikonstruksion i dusheve” si dhe rikonstruksioni i kaldajave.

    Folët për investimet gjatë viteve 2010-2012, a mund të na numëroni dhe projektet që Shoqëria “Trajtim Studenti Nr- 2 Tiranë” ka për vitin 2013?

    Sigurisht që nga viti në vit Shoqëria “Trajtim Studenti Nr- 2 Tiranë” ka projekte në zbatim dhe nuk ka se si të mos ndodhë kjo dhe për vitin 2013. Projektet për vitin 2013 që Shoqëria ka në perspektivë është ndërtimi i bibliotekës së Shoqërisë mbi hollin e Godinës 1-2, ING.  Projekti është bërë nga Shoqëria dhe është dërguar ne Ministritë e Linjës dhe presim miratimin e këtij Investimi me vlerë 38.000 000 (tridhjetë e tetë milion (lekë). Shoqëria “Trajtim Studenti Nr-2 “ Tiranë në bashkëpunim me METE, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe me bankën KFË kemi fituar projektin për “Eficensën e Energjisë” për 4-Godinat e ING, marrëveshja është lidhur midis METE, KFËË dhe “Trajtim Studenti nr-2” për vazhdimin e procedurave për hartimin e Termat e Referencës tenderimi zhvillohet me datë 6 qershor 2013 sipas informacionit qe kemi nga METE.