Nesër, të gjithë në aksion për pastrimin e Tiranës

    337
    Ditën e nesërme të gjithë qytetarët e Tiranës që duan një kryeqytet të pastër, do të dalin në aksionin më të madh të thirrur ndonjëherë nga bashkia. Qytetarë, shoqëria civile, shoqata ambientaliste si dhe kompani pastrimi, do të jenë pjesë e aksionit të madh të pastrimit që do të zhvillohet këtë të premte, më 4 shtator. Më herët kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë të ditur se, për të gjithë personat që trajtohen me ndihëm ekonomike nga Bashkia e Tiranës, pjesëmarrja në aksion do të jetë detyrim.
    “Të gjithë njerëzit që marrin ndihmë ekonomike dhe që nuk janë invalid, duhet të bëhen pjesë e aksionit të pastrimit”, ka thënë Veliaj, ndërsa u ka bërë thirrje administratorëve që atë ditë të marrin listprezencën e personave që përfitojnë ndihmë ekonomike.Pas aksionit të pastrimit do të zhvillohet një sondazh për çdo kompani, që do të vlerësohet nga qytetarët, për efektivitetin e saj.
    Sigal