Nesër miratohet Kodi i ri i Punës Rama e Veliaj: Ja garancitë që sjell

    369
    LEZHE – Nga nesër do të hyjë në fuqi Kodi i ri i Punës i cili pritet të sjellë garanci në punë për të gjithë qytetarët. Deklarata është bërë nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj gjatë vizitës së tij në Lezhë së bashku me kryeministrin Edi Rama ku vizituan një nga kompanitë e te peshkut, dhe që ka përfituar nga fondi i nxitjes së punësimit.
    Ministri Veliaj bëri të ditur se Kodi i ri i Punës do ti shërbejë punamrrësve, duke bërë të ditur se nesër qeveria do ta miratojë dhe që pritet të të ofrojë më shumë garanci dhe të drejta për punëtorët.
    “Kam kënaqësi shumë të veçantë që te kurorëzojmë në mbledhjen e qeverisë një projekt dy vjeçar, një projekt të vështirë por që besoj me ndihmën e sipërmarrjes dhe sindikatave kemi arritur të prodhojmë Kodin e ri të Punës. Është një nga konceptet më të gjera ligjore dhe më të mira ligjore për të administruar çështjet e punësimit, çështjes së marrjes dhe heqjes nga puna, çështjen e punshimit, çështjen e barrës, çështjen e punës natën, çështjen e punëve të vështira, të sigurisë së shëndetit në punë”, tha ministri Veliaj.
    Duke theksuar se ai është një Kod që përputhet me legjislacionet e vëndeve të zhvilluara të Eruopës, Veliaj ka bërë të ditur dhe disa elementë që sjellë si risi, siç është e drejta e më shumë orëve pushimi për gratë e kthyera nga lejelindjet si dhe atyre që punojnë në orët e vona të natës.
    “Kodi i ri i Punës do mbrojë më shumë punëtorët, do ta bëjnë më të lehtë që njerëzit të kenë fleksibilitet. Kodi i ri i Punës në fakt është një nga kodet më moderne. Për gratë që vijnë nga leja e lindjes u garanton dy orë pushim në ditë për sa kohë janë ende duke ushqyer dhe mbajtur një fëmijë. Ata që punojnë në turnet e treta, ka një pagë të veçantë shtesë”, tha ministri Erion Veliaj.
    Ndërsa nga ana e tij Kryeministri Rama duke folur për fondin e nxitjes së punësimit, theksoi se projektet e qeverisë në këtë fushë kanë dhënë efektet e pritshme duke e bërë optimiste qeverinë për të rritur edhe më tej fondet për këtë qëllim.
    “Jam shumë i kënaqur por edhe shumë i impresionuar nga gjithçka pamë sot këtu sepse është një aktivitet shumë kuptimplotë i pasionit dhe këmbënguljes së jashtëzakonëshme të një sipërmarje por edhe i bashkëpunimit me qeverinë në funksion të nxitjes së punësimit”, tha kryeministri Edi Rama.
    Rama bëri të ditur se vitin e parë të qeverisjes socialiste fondi i nxitjes së punësimit u trefishua ndërsa për vitin aktual u dyfishua. Kjo politikë e nxitjes së punësimit sipas kryeministrit bëri të mundur që për vitin e parë numri i të punësuarve vetëm nga ky projekt të ishte afro 4 mijë persona, ndërkohë që për vitin aktual ky numër pritet të shkojë në afro 7 mijë të tjerë.
    Për vitin 2014 nga Buxheti i Shtetit u akordua fondi prej 271.000.000 lekë për zbatimin e programeve aktive në tregun e punës. Kjo mundësoi shpërndarjen e fondit në 361 subjekte aplikues, teksa totali i bizneseve aplikuese ishte rreth 550. Në programet e punësimit në shkallë kombëtare për vitin 2014-të u përfshinë mbi 4,000 punëkërkues të papunë. Ndërkohë që për vitin buxhetor 2015, fondi për Programet e Nxitjes së Punësimit gati u dyfishua, duke shkuar në 450.000.000 lekë. 
    Sigal