Nesër do të lexoni/ Qëndresa, vazhdimësia e gjuhës dhe popullsisë autoktone në krahinat e MbiDrinit

764
Prof. Dr. Lush SUSAJ
Gjatë shekujve VIII – IX, në kohën e perandorisë bizantine, mbi tabanin ilir u krijuan kushte të reja politike e shoqërore, të cilat u shoqëruan edhe me ndryshime të thella administrative dhe demografike. Në këtë periudhë, territoret e Ilirisë në Veri, në Jug dhe në Lindje pësuan rrudhosje e ndryshime të thella. Popullsia Ilire u përqendrua në një territor të brendshëm të Ilirisë, shumë herë më i vogël se territori i ish mbretërisë së mbretit Bardhyl, Agron apo mbretëreshës Teuta. Kjo popullsi autoktone e cila identifikohej nga gjuha, nga origjina dhe nga traditat e njëjta, u quajt me një emër të ri “arbër”, “arbëresh”. Arbërit u koncentruan duke formësuar një kombësi me territor, me gjuhë dhe kulturë të përbashkët (Progni & Doda, 2003). Elementi themelor i kësaj etnie apo kombësie, ka qenë origjina e përbashkët dhe gjuha e përbashkët me të cilën njerëzit komunikonin dhe kuptoheshin me njëri-tjetrin, gjuha shqipe. Sipas dokumenteve të shumta, në fund të shek. XII, Pulti dhe Zeta, në gjeografinë e të cilave bëjnë pjesë Nikaj-Mërturi dhe disa krahina të tjera të MbiDrinit të Shqipërisë, bënin pjesë në Arbëri, ndërsa popullsia e Pultit, quhej arbëreshe apo arbërore. Në lidhje me këtë fakt, në vitin 1198, Stefan Nemanja, që në atë kohë ishte shpallur zhupan i madh i Serbisë, ka shkruar: “…fitova nga krahina detare edhe tokën e Zetës dhe prej Arbënisë – Pultin”. Për të kuptuar më mirë përkatësin etnike, si dhe pozicionin gjeografik dhe historik të Zetës Arbërore, po sjell në kujtesë përfundimet e arritura nga historiani Zh. K. Faverial (f. 294), i cili shkruan se: “Në fillim të pavarur, më pas i nënshtruar, herë prej Bizantinëve dhe herë prej Serbëve, Dukati i Zetës (Zenta), shtrihej-në veri deri matanë Kotorrit, në lindje deri në Prizrend, ndërsa në jug, më shumë se një herë, kufijtë u shtrinë deri pranë Durrësit. Është e tepërt të shtojmë, se popullsia e saj parake (e mëparshme) ishte iliro-shqiptare. Por me 1389, një numër i madh i atyre që i kishin shpëtuar mynxyrës së Kosovës kërkuan strehë në malet e paarritshme, të quajtura që atëherë “të zeza”, për shkak të kreshtave dhe ngjyrës së shkëmbinjve vullkanikë”. Në lidhje me situatën e atëhershme, duhet kujtuar edhe fakti që, pas vitit 1054, jetesa dhe qëndresa e popullsisë katolike ka qenë shumë e vështirë, e mundimshme dhe shumë e rrezikuar. Në lidhje me këtë, Nikoll Loka, ka shkruar se: “Pas vitit 1054, trojet shqiptare….
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal