Nesër do të lexoni/ Pro dhe kundër Eqerem Çabejit

520
GJUHA SHQIPE DHE IDENTITETI KOMBËTAR
Muharrem Abazaj 
Gjuhëtar
Kohët e fundit studiuesi i mirënjohur M. Zeqo, ka botuar një shkrim, i cili është publikuar në disa të përditshme dhe në rrjetet sociale, ku bën me dije për një letërkëmbim të tij me vajzën e E. Cabejit, Brikena Çabejin, e cila jeton në Francë. Ajo i ka dërguar një studim të babait të saj, Çabejit, që lidhej me prejardhjen e gjuhës shqipe dhe është pak ose aspak i njohur deri tani. Z. Zeqo e ka shoqëruar këtë material me një koment të shkurtër tij. “Teza e Çabejit është një tezë e drejtë nga pikëpamja shkencore. Me të drejtë Çabeji nuk e mbështet tezën e origjinës pellazgjike të gjuhës shqipe, e cila në shek. XIX, për shkak të fazës parashkencore të dijes tek shqiptarët, u bë një lloj teze mit, një lloj totemi i paargumentuar i prejardhjes. Teza e origjinës pellazge është rigjallëruar tashmë nga një numër i madh të ashtuquajturish studiues, por që nisen nga rrafshi i diletantizmit dhe nuk e njohin as procesin shkencor, nuk njohin parametrat akribike të linguistikës dhe as procesin e evoluimit sipas ligjeve të brendshme sintaktike dhe morfologjike, të leksikut etj, të gjuhës shqipe.”1 Duke qenë se e njoh mirë veprën e Çabejit (si student, duke ndjekur leksionet dhe seminaret që na zhvillonte ai, si dhe duke ndjekur çdo botim të tij ) nuk shoh në këtë material ndonjë diçka të veçantë apo të ndryshme nga ato çka Çabeji ka të publikuara. Por nga që bëj pjesë në atë “ numrin e madh të ashtuquajturish studiues” që mbrojnë tezën e prejardhjes së shqipes nga pellazgjishtja, e ndjej të nevojshme të shfaq mendimet e mia se ku e mbështes dhe ku nuk jam dakord me E. Çabejin. Aktualisht institucionet tona shkencore dhe arsimore i përmbahen me rigorozitet tezës së pranuar tashmë nga albanologjia, asaj të prejardhjes së gjuhës shqipe nga ilirishtja. Kjo tezë….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal